Tema
Të drejtat
Çfarë sheh dhe bën secili rol në çdo ekran.
Vetëm për administratorët
Ndryshimet këtu prekin të gjithë shfrytëzuesit e kompanisë. Ndryshojini vetëm nëse jeni administrator dhe e dini efektin.
Ku gjendet: Cilësimet › Administrimi › Të drejtat

Zgjidhni rolin lart majtas. Pranë shfaqet sa ekrane janë të lejuara (p.sh. 220 nga 220).

Për çdo ekran kolonat tregojnë të drejtat: Shiko, Shto, Ndrysho, Fshij, Printo, Statusi.
Kolona Qasja përmbledh: Jo, Lexim ose Plotë. Të gjitha / Asnjë në krye të modulit ndryshojnë gjithë modulin.
Kërko ekranin gjen një ekran sipas emrit. Trego kodet e formave shfaq kodin teknik të ekranit dhe Trego edhe format e desktopit shfaq edhe ekranet e Finabit Desktop.

Pas ndryshimeve klikoni Ruaj. Rifresko i anulon ndryshimet e paruajtura.
Ku gjendet: tabi Administrimi › grupi Shfrytëzuesit › Autorizimet.


Çdo rresht është një rol dhe një formë, me kolonat Paraqit, Inserto, Edito, Fshij, Printo, Lexim, Mundësuar dhe Ndërrim Statusi. Filtroni sipas Rolit ose Emrit te rreshti i filtrave, shënoni/hiqni të drejtat dhe ruani. Menaxho Filterat dhe Kolonat cakton cilat kolona dhe filtra sheh roli.
Kujdes
Butoni Fshij në këtë listë fshin rreshtin e autorizimit. Finabit pyet A jeni të sigurt se dëshironi ti fshini shënimet?: Cancel e anulon.