Tema
Preferencat
Preferencat gjenerale të POS-it. Janë cilësime të kompanisë dhe vlejnë për të gjithë përdoruesit.
Vendndodhja në Web dhe në Desktop
Kjo formë është në vende të ndryshme në dy aplikacionet:
- Finabit Web: menyja POS › Konfigurimi › Preferencat
- Finabit Desktop: tabi POS › grupi Veglat › Preferencat
Kujdes
Ndryshimet këtu prekin të gjitha arkat. Ndryshojini vetëm në marrëveshje me administratorin.
Ku gjendet: POS › Konfigurimi › Preferencat
Kërkoni një cilësim te Kërko një cëlsim. Trego kodet e kolonave shfaq emrat teknikë të cilësimeve (për suportin).
Gjenerale
| Cilësimi | Përshkrimi |
|---|---|
| Paraqite Menynë POS | Shfaq menynë në ekranin e POS-it. |
| POS Roli i Paracaktuar | Roli që marrin përdoruesit e POS-it si parazgjedhje. |
| Të çkyçet pas porosisë | Kamarieri çkyçet vetë pas çdo porosie. |
| Paraqit kohën në POS | Shfaq orën në ekranin e POS-it. |
| Ngjyra e formës (A,R,G,B) | Ngjyra e ekranit të POS-it. |
| Master Grupi në POS | Artikujt në POS grupohen sipas Master Grupeve. |
| Sinkronizo me Termin | Sinkronizon shitjet me terminin (ndërrimin) e hapur. |
RFID
| Cilësimi | Përshkrimi |
|---|---|
| Puno me RFID | Kyçja/identifikimi me kartelë RFID. |
| RFID si tastierë | Lexuesi RFID punon si tastierë (shkruan kodin). |
Fatura & Fiskal
| Cilësimi | Përshkrimi |
|---|---|
| Fatura Përmban TVSH | Çmimet në POS përfshijnë TVSH. |
| Inkuadro TVSH në POS | Shfaq TVSH-në veçmas në POS. |
| Shtyp Faturë të Rregullt | Printon faturë të rregullt krahas kuponit. |
| Printo Fiskal çdoherë | Çdo shitje printohet në arkën fiskale. |
| Printo në Fiskal pas çdo Porosie | Printon kuponin fiskal pas çdo porosie. |
| Nr. Trans. në fiskal | Numri i transaksionit shtypet në kupon. |
| Lejo ndrrimin e TVSH | Lejon ndryshimin e normës së TVSH-së në POS. |
| Fshirja me Autorizim | Fshirja e rreshtave kërkon autorizim nga përgjegjësi. |
Printeri Termik
| Cilësimi | Përshkrimi |
|---|---|
| Mesazhi (printer termik) | Teksti që shtypet në fund të kuponit. |
Ku gjendet: tabi POS › grupi Veglat › Preferencat.

Hapet dritarja Preferencat me tabet Gjenerale, Lokale, POS dhe Llogaritë. Cilësimet e arkës janë te tabi POS.

- Te Pika e Shitjes zgjidhni njësinë për të cilën vlejnë cilësimet.
- Te Autentikimi dhe Lexuesi Magnetik zgjidhni Përdor autentikimin, Numratorja aktive, RFID si tastierë, Të çkyçet pas porosisë, si dhe Portin dhe Kohën e lexuesit.
- Te Printerat shkruani printerin për Faturë, Porosi, Shank, Kuzhinë, Pica, Pastiçeri etj. (emrat nga Printerat për POS).
- Te Bankat për pagesë zgjidhni deri në 7 llogari bankare që dalin si mënyra pagese në arkë.
- Djathtas shënoni opsionet e arkës (p.sh. Paraqit kohën në POS, Fatura Përmban TVSH, Inkuadro TVSH në POS, Printo Fiskal çdoherë, Paraqite Menyn POS), POS Roli i Paracaktuar dhe Lloji i Raportit (POS).
- Te Porositë për kuzhinë zgjidhni Lokacionin dhe lokacionet nga të cilat pranohen porositë; te Mesazhi shkruani tekstin në fund të kuponit (p.sh. THANK YOU!).
- Poshtë caktoni Ngjyrën e formës, Master Grupi në POS, Lartësinë e Kategorive dhe Lartësinë e Tabelës së POS.
- Klikoni Ruaje & Mbylle. Me Mbylle pa ruajtur Finabit pyet A deshironi te i ruani shenimet e fundit: No e mbyll formën pa ruajtur.