Tema
Bankat
Ekstrakti bankar: hyrjet (deponimet) dhe daljet (tërheqjet) e një llogarie bankare.
Ku gjendet: Arka dhe Banka › Listat › Bankat

Kolonat: Data, Nr., Llogaria e arkës/bankës, Deponimet, Tërheqjet, Bilanci, Statusi, Kompania, Llogaria. Butonat dhe menytë janë të njëjta si te Arkat.
Hapat
Klikoni + I ri. Hapet faqja Ekstrakt bankar i ri.

Kontrolloni Datën dhe Nr., pastaj zgjidhni Llogarinë bankare (e detyrueshme). Bilanci fillestar merret vetë.
Sipas nevojës plotësoni Bankën, Xhirollogarinë, Valutën dhe Kursin.
Shtoni një rresht për çdo lëvizje në ekstrakt: Lloji, Pala, Dokumenti, Përshkrimi dhe shuma te Hyrje ose Dalje. Shto rresht shton rreshtin tjetër.
Kontrolloni që Bilanci përfundimtar të jetë i njëjtë me ekstraktin e bankës dhe klikoni Ruaj.
Rreshtat dhe opsionet janë të njëjta me ato të Arkave.
Ku gjendet: tabi Arka dhe Banka › grupi Listat › Bankat. Dokument i ri hapet edhe me Dokument i Ri › Bankë, ose nga menyja majtas Bankë.


Kolonat: Data e Dok., Nr Trans., Llogaria e Pagesës, Deponimet, Tërheqjet, Bilanci, Replikuar, Kompania, Statusi.
Klikoni I Ri. Hapet dritarja Bankë (I Ri).

Te Llogaria zgjidhni llogarinë bankare; Banka dhe Xhirollogaria dalin vetë nga llogaria.
Shtoni rreshtat si te Arkat: Tipi, Shifra, Numri, Përshkrimi, Hyrje / Dalje.
Kontrolloni Bilancin përfundimtar dhe klikoni Ruaje & Mbylle.
Kur e mbyllni formën pa ruajtur, Finabit pyet A jeni të sigurtë që dëshironi t'a mbyllni dokumentin?: Yes e mbyll formën pa ruajtur.