Skip to content

Bilanci i suksesit ​

Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve (fitimi ose humbja) për periudhën.

Ku gjendet: Raportet › Financat › Bilanci i suksesit

Bilanci i suksesit në Finabit Web

Hapat ​

  1. Lart, te karta e filtrave, zgjidhni Vitin dhe datat Prej–Deri; Avansuar hap opsionet shtesë.
  2. Shënoni opsionet që ju duhen (shih Opsionet më poshtë).
  3. Raporti ngarkohet vetë. Pas ndryshimit të filtrave klikoni ikonën e rifreskimit (⟳) lart djathtas.
  4. Raporti shfaqet poshtë si dokument, me titullin, periudhën dhe totalet.
  5. Eksporto në Excel e shkarkon raportin në Excel; Printimi e hap për printim ose PDF.

Opsionet ​

  • Paraqit nënnivelet
  • Paraqit raportin të ndarë në muaj
  • Paraqit raportin të ndarë në kompani
  • Krahaso:

Butonat ​

ButoniÇka bën
AvansuarHap opsionet e avancuara të raportit.

Kolonat ​

Llogaria, Bilanci dhe % (pjesa e llogarisë në grupin e saj).

Ku gjendet: tabi Raportet › butoni Financa (shigjeta poshtë) › Bilanci i suksesit.

Menyja Financa te tabi Raportet në Finabit Desktop
  1. Hapet dritarja Zgjedh datën. Zgjidhni Periudha dhe Data (prej–deri).

  2. Opsionet: Paraqit raportin të ndarë në muaj, Paraqit raportin të ndarë në kompani, Paraqit nënnivelet, Avansuar (me zgjedhjen poshtë tij) dhe Krahaso.

    Zgjedh datën për Bilancin e suksesit
  3. Klikoni Vazhdo. Raporti hapet në dritaren e raporteve (Crystal Reports). Lart: Dërgo e-mail (Outlook), Dërgo e-mail (Gmail), Eksporto ne PDF dhe PRINTO; majtas pema e seksioneve për lëvizje të shpejtë. E mbyllni me X lart djathtas.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit