Skip to content

Analitika e Bonuseve ​

Bonuset e ndara sipas punëtorit: data, ndërrimi, operatori, operacioni, sasitë, çmimi, vlera totale dhe vlera e çdo punëtori.

Ku gjendet: Pagat & BN › Bonuset › Analitika e Bonuseve

Analitika e Bonuseve në Finabit Web
  1. Zgjidhni Prej–Deri.
  2. Kolonat: Data, Ndërrimi, Operatori, Operacioni, Reparti, Targjeti, Sasia Aktuale, Çmimi, Vlera Totale, Punëtori, Vlera e Punëtorit, Nëndepartamenti.
  3. Te Analiza dhe Pivot lart djathtas gruponi bonuset sipas punëtorit, repartit ose ndërrimit. Eksporto e shkarkon.

Raporti tregon vetëm bonuset që kanë punëtorë të ndarë te Bonuset (seksioni Punëtorët).

Ky raport është vetëm në Finabit Web. Në Desktop, bonuset shihen te tabi Paga & BN › Listat › Bonuset, ku Pivot & Chart Tabela i analizon sipas kolonave.

Tabi Paga & BN në Finabit Desktop

Finabit Web dhe Desktop · Terabit