Skip to content

Sintetika e Furnitorëve ​

Gjendja financiare e çdo furnitori: vlera fillestare, debi, kredi dhe bilanci.

Raportet e furnitorëve në Finabit Desktop2:48 · me zë dhe titra shqip
Teksti i videos
  1. Mirë se vini në Finabit Desktop. Në këtë video udhëzuese shohim raportet e furnitorëve: sintetikën, analitikën, vjetërsinë e borxheve dhe raportet e blerjeve.
  2. Raportet e furnitorëve gjenden te tabi Raportet, te butoni Furnitorët: sintetika, analitika, vjetërsia e borxheve të blerjes, dhe blerjet sipas furnitorëve, artikujve, grupeve dhe periudhave.
  3. Sintetika e furnitorëve tregon për çdo furnitor vlerën fillestare, debinë, kredinë, bilancin dhe gjendjen përfundimtare. Lart filtroni sipas periudhës, llogarisë dhe kompanisë.
  4. Në shirit gjenden opsionet: gjendja fillestare, inkuadro fermerët, inkuadro avanset, fatura e fundit dhe merr parasysh shifrat, si dhe butoni Dërgo e-mail.
  5. Zgjidhni një furnitor dhe klikoni Analitika Financiare.
  6. Analitika financiare tregon të gjitha faturat dhe pagesat e furnitorit, me debinë, kredinë dhe bilancin pas çdo rreshti, pra sa i detyroheni furnitorit në çdo moment.
  7. Analitikën e një furnitori e hapni edhe nga menyja, me Analitika e furnitorit: zgjidhni partnerin nga lista dhe klikoni Vazhdo.
  8. Vjetërsia e borxheve të blerjes tregon faturat e papaguara sipas vjetërsisë. Lart zgjidhni datat dhe opsionet: përfshij partnerët degë, borxhi fillon nga afati i pagesës, dhe inkuadro depozitin fillestar.
  9. Kolonat e ndajnë borxhin sipas ditëve dhe muajve, nga zero deri në tridhjetë ditë, deri mbi dymbëdhjetë muaj, me totalin në fund. Në shirit gjenden edhe Detajet të gjitha dhe Dërgo e-mail.
  10. Blerjet sipas furnitorëve tregojnë për çdo furnitor vlerën para zbritjes, zbritjen, vlerën pa TVSH, TVSH-në dhe vlerën me TVSH.
  11. Në shirit zgjidhni Shfaq zbritjet e kontratave dhe Merr parasysh shifrat, ose hapni Shitja sipas artikujve.
  12. Blerjet sipas artikujve tregojnë sasinë dhe vlerën e blerë për çdo artikull. Filtroni sipas njësisë, tipit të artikullit, llojit dhe furnitorit.
  13. Kolonat tregojnë sasinë, çmimin dhe vlerën origjinale, si dhe çmimin dhe vlerën kushtuese.
  14. Blerjet sipas grupeve tregojnë sasinë dhe vlerën kushtuese të blerjeve për çdo grup artikujsh.
  15. Blerjet sipas periudhave tregojnë vlerën e blerjeve ditë për ditë, pa TVSH dhe me TVSH.
  16. Zgjidhni Mujore dhe Rifresko, dhe vlerat grupohen sipas muajve.
  17. Kjo ishte sa i përket raporteve të furnitorëve. Për më shumë udhëzime me tekst, foto dhe video, vizitoni help.finabit.com. Faleminderit!

Ku gjendet: Raportet › Sipas fushës › Furnitorët › Sintetika e Furnitorëve

Sintetika e Furnitorëve në Finabit Web

Hapat ​

  1. Lart, te karta e filtrave, zgjidhni Periudhën ose datat, Llogarinë dhe Kompanitë.
  2. Raporti ngarkohet vetë. Pas ndryshimit të filtrave klikoni ikonën e rifreskimit (⟳) lart djathtas.
  3. Në tabelë, fusha Kërko… kërkon në të gjitha kolonat; rreshti Filtro… nën titujt filtron çdo kolonë veç e veç. Ikona e kolonave (me numër) zgjedh cilat kolona shihen. Poshtë shihen totalet dhe numri i rreshtave.
  4. Paneli Pamjet (majtas): Ruaj pamjen aktuale ruan kolonat, renditjen dhe filtrat si pamje tuajën; Ruaj si standard të kompanisë e bën atë pamje të parazgjedhur për të gjithë; Rikthe si parazgjedhje kthen pamjen fillestare. Shto filtër te Filtro listën sipas dhe Filtro totalet sipas shton filtra të ruajtur.
  5. Lart djathtas, Lista tregon tabelën, Analiza grafikun dhe Pivot tabelën pivot me të njëjtat të dhëna.
  6. Eksporto në Excel e shkarkon raportin në Excel; Eksporto shkarkon listën ashtu siç shihet; Printimi e hap për printim ose PDF.

Butonat ​

ButoniÇka bën
Analitika FinanciareHap kartelën financiare të partnerit të zgjedhur.
Analitika MaterialeHap kartelën materiale (artikujt) të partnerit të zgjedhur.
DetajetHap dokumentet e rreshtit të zgjedhur.
Dërgo e-mailDërgon gjendjen te partneri me e-mail.

Kolonat ​

Emri, Tipi, Vlera fill., Debi, Kredi, Bilanci, Gj. Përfundimtare, Grupi.

Ku gjendet: tabi Raportet › butoni Furnitorët (shigjeta poshtë) › Sintetika e furnitorëve.

Menyja Furnitorët te tabi Raportet në Finabit Desktop
  1. Raporti hapet si tab Sintetika e Furnitorëve. Lart zgjidhni Periudha, Prej dhe Deri, Llogaria dhe Kompania.

    Sintetika e Furnitorëve në Finabit Desktop
  2. Opsionet te shiriti Lista: Gjendja Fill., Inkuadro Fem., Inkuadro avanset, Fatura e fundit dhe Merr parasysh Shifrat.

  3. Kolonat: Emri, Tipi, Vlera fill., Debi, Kredi, Bilanci, Gj. Përfundimtare, Grupi; poshtë dalin totalet.

  4. Butonat e listës janë te shiriti Lista: Analitika Financiare, Analitika Materiale, Detajet, Printo, Rifresko, Eksporto në Excel, Pivot & Chart Tabela, plus Dërgo e-mail.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit