Tema
Fillimi me Finabit Web
Finabit Web është versioni në shfletues i Finabit. Punon me të njëjtën bazë të të dhënave si aplikacioni desktop, kështu që dokumentet që regjistroni këtu i shihni edhe në desktop, dhe anasjelltas.
Kyçja
- Hapni web.finabit.com.
- Plotësoni Kompania, Përdoruesi ose email dhe Fjalëkalimi.
- Nëse jeni në kompjuterin tuaj, mund të zgjidhni Më mbaj të kyçur.
- Shtypni Kyçu.
Pajisje e re
Nëse kyçeni nga një pajisje ose shfletues i ri, administratori mund të duhet ta aprovojë kërkesën te Cilësimet › Siguria › Kërkesat e Kyçjes.
Pas kyçjes
Hapet Ballina (Dashbordi) me përmbledhjen e shitjeve, blerjeve, arkës dhe bankës për muajin aktual.
- Menyja kryesore është në të majtë: Ballina, Kompania, Blerjet, Shitjet, Artikujt, POS, Arka dhe Banka, Prodhimi, Pagat & BN, Mjetet themelore, Servisimi, Cilësimet dhe Raportet.
- Kur klikoni një modul, hapet paneli i dytë me nënmenytë e tij, të ndara në seksione.
- Butoni + I ri lart majtas krijon shpejt një dokument të ri.
Ndihma brenda aplikacionit
Në çdo formë, butoni Ndihma hap faqen e këtij help-i për formën ku jeni. Nëse për atë formë ende nuk ka udhëzim, hapet faqja e modulit.
Gjuha dhe rajoni
Gjuha (Shqip/English) ndërrohet me butonat SQ / EN lart djathtas. Formati i datave dhe i numrave vendoset te Cilësimet › Cilësimet e mia › Rajoni.