Tema
Çmimorja e Stokut
Çmimorja e stokut tregon çmimin e çdo artikulli në çdo njësi (depo/pikë shitjeje) dhe lejon ndryshimin e tyre në grup.
Ku gjendet: Artikujt › Çmimet & Menytë › Çmimorja e Stokut

Kolonat: Njësia, Barkodi 1 dhe 2, Shifra, Emërtimi, Lloji, Grupi, Çmimi, Çmimi (Pako), Margjina %, Hiq nga lista.
Ndryshimi i çmimeve
- Filtroni me Kërko… (p.sh. emri i artikullit ose njësia).
- Shkruani çmimin e ri direkt te kolona Çmimi (ose Çmimi (Pako), Margjina %).
- Klikoni Ruaj (aktivizohet pas ndryshimit).
- Nëse njësitë kanë arka POS, klikoni Azhuro Marketin që arkat ta marrin çmimin e ri.
Butonat
| Butoni | Çka bën |
|---|---|
| Azhuro fushat | Ndryshon një fushë për të gjitha rreshtat e zgjedhur njëherësh. |
| Importo artikujt | Shton në çmimore artikuj që mungojnë për një njësi. |
| Azhuro çmimet nga Exceli | Ngarkon çmimet nga një skedar Excel. |
| Printo Barkodet | Hap Printo Barkodet. |
| Azhuro Marketin | Njofton arkat POS për çmimet e reja (shih Azhuro Marketin). |
| Hiq nga lista | Heq artikullin nga çmimorja e asaj njësie. |