Tema
Paneli dhe veçoritë
Butonat lart
| Butoni | Çfarë bën |
|---|---|
| Historiku i bisedave | hap bisedat e mëparshme dhe faqet Detyrat e planifikuara, E-maili, Faturimi dhe Diagnostika |
| Bisedë e re (+) | fillon një bisedë të re |
| Bashkëngjit një pamje të kësaj faqeje (kamera) | bashkëngjit në bisedë pamjen e faqes ku jeni |
| Rifresko | rifreskon panelin |
| Fikso panelin | paneli qëndron i hapur anash ndërsa punoni |
| Mbyll | mbyll panelin |
Fusha e mesazhit
- + bashkëngjit foto ose PDF (p.sh. faturë ose ekstrakt). Foton mund ta ngjitni edhe me Ctrl+V.
- Mikrofoni e shndërron zërin tuaj në tekst.
- Biseda me zë (butoni i fundit) ju lejon të flisni me asistentin drejtpërdrejt. Shihni Asistenti me zë.
- Enter e dërgon mesazhin.
Pamja e faqes
Butoni me kamerë bashkëngjit pamjen e faqes ku jeni. Pastaj pyetni për të, p.sh. Çfarë tregon kjo faqe? ose Pse më del ky gabim?


Historiku i bisedave
Bisedat ruhen. Te Historiku i bisedave klikoni një bisedë për ta hapur përsëri; me ikonat pranë saj e riemërtoni ose e fshini. Fshi të gjitha i fshin të gjitha bisedat.

Detyrat e planifikuara
Detyrat krijohen në bisedë, p.sh. çdo të hënë më dërgo shitjet e javës në email. Faqja tregon:
- detyrat e planifikuara;
- listën tuaj të detyrave: kujtesat që i krijoni me më kujto të…;
- Çka mban mend asistenti: shënimet që asistenti i lexon në çdo bisedë (shih Kujtesa e asistentit);
- veprimet e lejuara gjithmonë: veprimet për të cilat keni klikuar Lejo gjithmonë. Ato kryhen pa kartelë konfirmimi, por regjistrohen në auditim. Me Hiq kthehet konfirmimi.

Kujtesa e asistentit
Asistenti mban mend gjëra të qëndrueshme për ju, që të mos i përsërisni në çdo bisedë: kontabilistin dhe e-mail-in e tij, formatin që e doni për raportet, njësinë ku punoni zakonisht. Kujtesa është e juaja: përdoruesit e tjerë nuk e shohin.
Thuajini në bisedë, p.sh.:
- Mbaje mend: raportet m'i jep gjithmonë edhe në Excel.
- Mbaje mend që kontabilisti im është Arbeni, arben@firma.com.
- Çka mban mend për mua?
- Harroje shënimin për Excel-in.

Shënimet shihen te Detyrat e planifikuara, në pjesën Çka mban mend asistenti. Aty mund të shtoni një shënim me Shto, ose ta ndryshoni dhe ta fshini me ikonat pranë tij.

Asistenti nuk ruan kurrë në kujtesë shifra të Finabit-it, fjalëkalime, PIN-e apo numra kartelash dhe llogarish bankare.
E-maili
Te E-maili lidhni Gmail-in ose Outlook-un tuaj, që asistenti t'i gjejë faturat dhe ekstraktet në e-mail. Shih E-maili (Gmail dhe Outlook).
Faturimi
Tregon mesazhet e shfrytëzuara këtë muaj, pakon, limitin dhe pagesat e Finabit AI. Me Ndrysho pakon ndryshohet pakoja.

Diagnostika
Tregon nëse asistenti është i lidhur me Finabit, sa vegla ka në dispozicion dhe thirrjet e fundit me statusin e tyre. Ndihmon kur asistenti nuk përgjigjet si duhet.

Fiksimi i panelit
Me Fikso panelin paneli qëndron anash dhe faqja e Finabit ngushtohet, që të punoni dhe të pyesni njëkohësisht. Klikoni përsëri për ta hequr fiksimin.
