Skip to content

Dokumentet: krijimi dhe ruajtja ​

Faturat, ofertat, fletëporositë, kthimet, notat dhe dokumentet e tjera kanë të njëjtën strukturë.

Koka e dokumentit ​

  • Njësia: njësia organizative ku regjistrohet dokumenti. Numri i dokumentit gjenerohet sipas njësisë.
  • Nr. i dokumentit: gjenerohet automatikisht (për shembull 092926001-1). Mund ta ndryshoni nëse ju duhet numër tjetër.
  • Partneri: konsumatori ose furnitori. Shkruani emrin, kodin ose numrin fiskal dhe zgjidhni nga lista.
  • Data dhe Afati i pagesës.

TIP

Pasi të zgjidhni partnerin, klikoni direkt te fusha e artikullit para se të shkruani. Kështu teksti shkon te kërkimi i artikullit dhe jo te fusha e mëparshme.

Rreshtat ​

  1. Te kolona Artikulli shkruani kodin, emrin ose barkodin dhe zgjidhni artikullin.
  2. Plotësoni Sasinë. Çmimi merret nga kartela e artikullit ose çmimorja e partnerit.
  3. Nëse duhet, ndryshoni Çmimin ose Rabatin (%).
  4. Me Tab në rreshtin e fundit shtohet vetë një rresht i ri.

Totali, TVSH-ja dhe vlera pa TVSH llogariten automatikisht poshtë, sipas normave të TVSH-së së artikujve.

Ruajtja ​

  • Ruaj: ruan dokumentin.
  • Ruaje dhe paguaj: ruan faturën dhe hap dritaren e pagesës (arka ose banka).
  • Nëse mungon ndonjë fushë e detyrueshme, del mesazhi përkatës dhe dokumenti nuk ruhet.

Pas ruajtjes ​

Nga lista, me Më shumë mund të hapni analitikën e partnerit, auditimin e dokumentit dhe veprimet si stornimi ose ndërrimi i statusit (sipas të drejtave tuaja).

Finabit Web · Terabit