Tema
Ndërro Llogarinë
Zëvendëson një llogari kontabël me një tjetër kudo në sistem (dokumente, artikuj, partnerë).
Ku gjendet: Kompania › Financa › Ndërro Llogarinë
Teksti i videos
- Mirë se vini në Finabit Web. Në këtë video udhëzuese shohim: Ndërrimi i llogarisë.
- Ndërrimi i llogarisë bëhet te moduli Kompania, në menynë majtas.
- Klikoni Kompania. Hapet paneli i modulit.
- Te seksioni Financa, klikoni Ndërro Llogarinë.
- Forma ka vetëm dy fusha. Ajo zëvendëson llogarinë e vjetër me llogarinë e re kudo në sistem, në të gjitha regjistrimet ku përdoret.
- Te Llogaria e vjetër, shkruani kodin ose emrin dhe zgjidhni llogarinë që doni ta zëvendësoni. Në shembull, 2100, Qeqet.
- Te Llogaria e re zgjidhni llogarinë që do të marrë vendin e saj. Këtu kërkojmë xhiro dhe zgjedhim 2101, Xhirollogaria.
- Shigjeta mes fushave tregon drejtimin: gjithçka nga llogaria e vjetër kalon te llogaria e re.
- Kontrolloni edhe një herë të dyja llogaritë, pastaj klikoni Ruaj. Me Ruaj dhe I Ri, pas ndryshimit forma mbetet e hapur për një ndërrim tjetër.
- Kujdes: ky ndryshim prek të gjitha regjistrimet e llogarisë së vjetër. Bëjeni vetëm pasi ta keni kontrolluar me kontabilistin.
- Me Mbyll dilni pa ndryshuar asgjë.
- Kjo ishte sa i përket ndërrimit të llogarisë. Për më shumë udhëzime me tekst, foto dhe video, vizitoni help.finabit.com. Faleminderit!

Forma zëvendëson llogarinë e vjetër me llogarinë e re kudo në sistem, në të gjitha regjistrimet ku përdoret.
- Te Llogaria e vjetër klikoni Kërko një llogari…, shkruani kodin ose emrin dhe zgjidhni llogarinë që do të zëvendësohet.
- Te Llogaria e re zgjidhni llogarinë që merr vendin e saj. Shigjeta mes fushave tregon drejtimin: nga e vjetra te e reja.
- Kontrolloni të dyja llogaritë dhe klikoni Ruaj. Ruaj & I Ri e bën ndryshimin dhe e lë formën të hapur për një ndërrim tjetër.
Mbyll del nga forma pa ndryshuar asgjë.
Kujdes
Ndryshimi prek të gjitha regjistrimet e llogarisë së vjetër. Bëjeni vetëm pasi ta keni kontrolluar me kontabilistin.
Ku gjendet: tabi Kompania › grupi Financa › Ndërro llogarinë.

Hapet dritarja Ndërro llogarinë me dy fusha.

Te Llogaria e vjetër hapni listën me shigjetën dhe zgjidhni llogarinë që do të zëvendësohet. Lista tregon shifrën, emrin dhe llojin e llogarisë, p.sh.
2000 - ARKA KRYESORE [Keshi].
Te Llogaria e re zgjidhni llogarinë e re në të njëjtën mënyrë.
Klikoni Ruaje & Mbylle, ose Ruaje & I Ri për të ndërruar edhe një llogari tjetër.
Mbylle mbyll dritaren pa ndryshuar asgjë.
Kujdes
Ndryshimi prek të gjitha regjistrimet ekzistuese dhe nuk kthehet lehtë. Bëjeni vetëm me miratimin e kontabilistit dhe pas një kopjeje rezervë.