Tema
Arkatarët/Kamarierët
Përdoruesit e arkave POS: arkatarët dhe kamarierët, me fjalëkalim, PIN dhe njësitë ku punojnë.
Ku gjendet: POS › Operimi › Arkatarët/Kamarierët
Kolonat e listës: Shfrytëzuesi, Emri, Mbiemri, Statusi.
Hapat
- + I ri. Hapet dritarja Arkatari/Kamarieri - Regjistrim.
- Plotësoni Emrin (i detyrueshëm) dhe Mbiemrin.
- Shkruani Shfrytëzuesin (emri i kyçjes, i detyrueshëm).
- Vendosni Fjalëkalimin dhe Konfirmimin (duhet të jenë të njëjta).
- Sipas nevojës vendosni PIN, PIN 2 dhe Mobile PIN për kyçje të shpejtë në arkë ose në aplikacionin mobil. Paraqit karakteret për PIN i shfaq PIN-at gjatë shkrimit.
- Te Njësitë shënoni njësitë (arkat) ku punon përdoruesi.
- Aktive duhet të jetë e zgjedhur. Ruaj.

Kujdes
- PIN-at duhet të jenë të ndryshëm për çdo arkatar, që shitjet të mos regjistrohen në emër të tjetrit.
- Për punonjës që largohen hiqni Aktive në vend që ta fshini përdoruesin.