Tema
Pagesë Furnitori
Pagesa e faturave të një furnitori nga arka ose banka, me mbyllje të faturave.
Ku gjendet: Arka dhe Banka › Transaksionet › Pagesë Furnitori

Hapat
- Zgjidhni Furnitorin (i detyrueshëm). Te Faturat e hapura dalin faturat e papaguara me Borxhin.
- Kontrolloni Datën dhe zgjidhni Mënyrën: Arka ose Banka.
- Zgjidhni llogarinë e arkës/bankës (e detyrueshme).
- Te Shuma për shpërndarje shkruani shumën e paguar. Shuma shpërndahet vetë te faturat, nga më e vjetra. Mbetja tregon sa nuk u shpërnda.
- Ose shkruani shumën direkt te kolona Pagesë për secilën faturë.
- Ruaj.
Pagesa regjistrohet në dokumentin e arkës/bankës dhe ul borxhin ndaj furnitorit.