Tema
Shitjet sipas Punëtorëve
Shitjet e realizuara nga çdo punëtor (shitës, kamarier).
Ku gjendet: Raportet › Sipas fushës › Punëtorët › Shitjet sipas Punëtorëve

Hapat
- Lart, te karta e filtrave, zgjidhni periudhën dhe datat Prej–Deri.
- Raporti ngarkohet vetë. Pas ndryshimit të filtrave klikoni ikonën e rifreskimit (⟳) lart djathtas.
- Në tabelë, fusha Kërko… kërkon në të gjitha kolonat; rreshti Filtro… nën titujt filtron çdo kolonë veç e veç. Ikona e kolonave (me numër) zgjedh cilat kolona shihen. Poshtë shihen totalet dhe numri i rreshtave.
- Paneli Pamjet (majtas): Ruaj pamjen aktuale ruan kolonat, renditjen dhe filtrat si pamje tuajën; Ruaj si standard të kompanisë e bën atë pamje të parazgjedhur për të gjithë; Rikthe si parazgjedhje kthen pamjen fillestare. Shto filtër te Filtro listën sipas dhe Filtro totalet sipas shton filtra të ruajtur.
- Lart djathtas, Lista tregon tabelën, Analiza grafikun dhe Pivot tabelën pivot me të njëjtat të dhëna.
- Eksporto në Excel e shkarkon raportin në Excel; Printo e hap për printim ose PDF.
Butonat
| Butoni | Çka bën |
|---|---|
| Detajet | Hap dokumentet e rreshtit të zgjedhur. |
Kolonat
Punëtori, Vl. shit. me TVSH.
Ku gjendet: tabi Raportet › butoni Punëtorët (shigjeta poshtë) › Shitjet sipas punëtorëve.

Raporti hapet si tab Shitjet sipas Punetorve. Lart zgjidhni Periudha, Prej dhe Deri.

Kolonat: Punëtori (kodi), Punëtori (emri), Vl. shit. me TVSH; poshtë dalin totalet.
Butonat e listës janë te shiriti Lista: Detajet, Printo, Rifresko, Eksporto në Excel, Pivot & Chart Tabela.