Skip to content

Kërkesat për furnizim ​

Kërkesa për furnizim regjistron nevojën e brendshme për mall (sa dhe për cilën depo), para se të bëhet porosia te furnitori.

Ku gjendet: Blerjet › Dokumentet › Kërkesat për furnizim

Kërkesë e re për furnizim

Hapat ​

  1. + I ri.
  2. Zgjidhni Furnitorin (i detyrueshëm), Njësinë dhe, nëse duhet, Porositësin.
  3. Te Artikujt shtoni artikujt me Sasinë e kërkuar dhe Depon për të cilën kërkohen.
  4. Ruaj.

Tabela e artikujve ka vetëm kolonat Lloji, Artikulli, Përshkrimi, Njësia, Sasia dhe Depo, sepse kërkesa nuk ka çmime.

Ku gjendet: tabi Furnitorët › grupi Tabelat Ndihmëse › Kërkesat për Furnizim. Lista hapet si tab.

Tabi Furnitorët në Finabit Desktop

Kolonat e listës: Emri, Nr Trans., Data e Dok., Njësia, Porositesi. Lart zgjidhni Periudhën dhe Njësinë; Rifresko Çdo rifreskon listën automatikisht pas kohës së caktuar.

Kërkesë e re ​

Kërkesë për Furnizim (I Ri) në Finabit Desktop
  1. Klikoni I Ri (F2). Hapet Kërkesë për Furnizim (I Ri).
  2. Zgjidhni Furnitorin; Numri dhe Data propozohen.
  3. Kontrolloni Njësinë dhe zgjidhni Porositësin dhe Afatin e përfundimit.
  4. Në tabelë shtoni artikujt me Sasinë. Kërkesa nuk ka çmime.
  5. Ruani me Ruaje & Mbylle ose Ruaje & I Ri.

Kur e mbyllni formën pa ruajtur, Finabit pyet A jeni të sigurtë që dëshironi t'a mbyllni dokumentin?: Yes e mbyll formën pa ruajtur.

Fshirja ​

  • Web: klikoni me të djathtën mbi dokumentin (ose ⋮ në rresht) › Fshij, pastaj te dritarja Fshij dokumentin klikoni Fshij.
  • Desktop: zgjidhni dokumentin dhe klikoni Fshij te shiriti Lista, ose klikoni me të djathtën › ANULO. Te pyetja A jeni të sigurt se dëshironi ti fshini shënimet? klikoni Yes.
  • Dokumenti me status E Mbyllur nuk fshihet pa e hapur më parë me Ndërro Statusin. Dokumentet e fshira ruhen te Anulimet, prej nga mund të kthehen.

Udhëzimi i plotë me foto, fshirja me autorizim dhe rastet kur dokumenti nuk fshihet: Fshirja e dokumenteve.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit