Skip to content

Vizitat sipas Artikujve ​

Sasitë e artikujve në automjetin/agjentin e shitjes ambulantive: fillestare, të ngarkuara, të shitura dhe gjendja.

Ku gjendet: Raportet › Sipas fushës › Shitjet ambulantive › Vizitat sipas Artikujve

Vizitat sipas Artikujve në Finabit Web

Hapat ​

  1. Lart, te karta e filtrave, zgjidhni periudhën dhe datat Prej–Deri dhe Njësinë.
  2. Raporti ngarkohet vetë. Pas ndryshimit të filtrave klikoni ikonën e rifreskimit (⟳) lart djathtas.
  3. Në tabelë, fusha Kërko… kërkon në të gjitha kolonat; rreshti Filtro… nën titujt filtron çdo kolonë veç e veç. Ikona e kolonave (me numër) zgjedh cilat kolona shihen. Poshtë shihen totalet dhe numri i rreshtave.
  4. Paneli Pamjet (majtas): Ruaj pamjen aktuale ruan kolonat, renditjen dhe filtrat si pamje tuajën; Ruaj si standard të kompanisë e bën atë pamje të parazgjedhur për të gjithë; Rikthe si parazgjedhje kthen pamjen fillestare. Shto filtër te Filtro listën sipas dhe Filtro totalet sipas shton filtra të ruajtur.
  5. Lart djathtas, Lista tregon tabelën, Analiza grafikun dhe Pivot tabelën pivot me të njëjtat të dhëna.
  6. Eksporto në Excel e shkarkon raportin në Excel; Printo e hap për printim ose PDF.

Butonat ​

ButoniÇka bën
VështroHap dokumentin e zgjedhur vetëm për lexim.

Kolonat ​

Shifra, Emërtimi, Grupi, Njësia, Sasia fill., Sasia e hy., Sasia e da., Sasia.

Ku gjendet: tabi Raportet › butoni Shitjet ambulantive (shigjeta poshtë) › Vizitat sipas Artikujve.

Menyja Shitjet ambulantive te tabi Raportet në Finabit Desktop
  1. Raporti hapet si tab Vizitat sipas Artikujve. Lart zgjidhni Periudha, Prej dhe Deri dhe Njesia.

    Vizitat sipas Artikujve në Finabit Desktop
  2. Kolonat: Shifra, Emërtimi, Grupi, Njësia, Sasia fill., Sasia e hy., Sasia e da., Sasia; poshtë dalin totalet.

  3. Butonat e listës janë te shiriti Lista: Vështro, Printo, Rifresko, Eksporto në Excel, Pivot & Chart Tabela.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit