Tema
Rrjedhja e parasë
Pasqyra e rrjedhës së parasë (cash flow) sipas aktiviteteve: operative, investuese dhe financuese.
Ku gjendet: Raportet › Financat › Rrjedhja e parasë

Hapat
- Lart, te karta e filtrave, zgjidhni Vitin, datat dhe Kompaninë, pastaj Metoda Direkte ose Metoda indirekte.
- Shënoni opsionet që ju duhen (shih Opsionet më poshtë).
- Raporti ngarkohet vetë. Pas ndryshimit të filtrave klikoni ikonën e rifreskimit (⟳) lart djathtas.
- Raporti shfaqet poshtë si dokument, me titullin, periudhën dhe totalet.
- Eksporto në Excel e shkarkon raportin në Excel; Printimi e hap për printim ose PDF.
Opsionet
- Metoda Direkte
- Metoda indirekte
- Detajet: shfaq llogaritë në detaje
- Mos paraqit Duplikatet
Ku gjendet: tabi Raportet › butoni Financa (shigjeta poshtë) › Rrjedhja e parasë.

Hapet dritarja Zgjedh datën. Zgjidhni Metoda Direkte ose Metoda indirekte.
Zgjidhni Periudha, Data dhe Kompania; Detajet shfaq llogaritë në detaje; Mos paraqit Duplikatet i heq rreshtat e përsëritur.

Klikoni Vazhdo. Raporti hapet në dritaren e raporteve (Crystal Reports). Lart: Dërgo e-mail (Outlook), Dërgo e-mail (Gmail), Eksporto ne PDF dhe PRINTO; majtas pema e seksioneve për lëvizje të shpejtë. E mbyllni me X lart djathtas.