Tema
Profaturat e shitjes
Profatura është faturë paraprake që i dërgohet konsumatorit para pagesës ose dërgesës. Nuk ul stokun dhe nuk krijon borxh.
Ku gjendet: Shitjet › Dokumentet › Profaturat e shitjes

Hapat
- + I ri.
- Zgjidhni Konsumatorin, Njësinë, Datën dhe Afatin e Pagesës.
- Shtoni artikujt me sasi dhe çmim.
- Ruaj, pastaj Printo ose dërgojeni me email nga lista.
Forma
Forma ka të njëjtën strukturë si Fatura e shitjes:
- Të dhënat e faturës (Konsumator, Njësia, Data, Numri, Afati i Pagesës) dhe Trego më shumë për fushat shtesë (valuta, punëtori, vërejtje…).
- Artikujt: zgjidhni artikullin me kod, emër ose barkod, shkruani sasinë dhe çmimin.
Tabnë rreshtin e fundit oseF9shton rresht të ri. - Cakto zbritjen, Kolonat dhe Krahaso Çmimet mbi rreshtat. Rabati dhe Zbritja 2/3 punojnë njësoj si te fatura: shih Rabati dhe zbritjet.
- Të dhëna shtesë: informatat e eksportit dhe dokumentet e bashkëngjitura (pas ruajtjes).
- Poshtë: Printo Dokum., Kthehu (pa ruajtur), Ruaje & i ri, Ruaje dhe paguaj, Ruaj.
Për shpjegimin e secilës fushë, shih Faturat e shitjes › Fushat.
Ku gjendet: tabi Konsumatorët › Listat › Profaturat e shitjes. Profaturë e re hapet me Konsumatorët › I Ri › Profatura e shitjes.

Dokument i ri

- Klikoni Profatura e shitjes te tabi. Hapet Profaturë (I Ri).
- Zgjidhni Konsumatorin dhe kontrolloni Njësinë, Numrin dhe Datën.
- Plotësoni Afatin e pagesës dhe sipas nevojës Llogarinë e pagesës. Opsionet: E avansuar, Paraqit në Libra, Eksport.
- Në tabelë shtoni artikujt me Sasinë dhe Çmimin; TVSH % dhe Çm. me TVSH mbushen vetë.
- Kontrolloni Zbritje, TVSH dhe Total.
- Ruani me Ruaje & Mbylle ose Ruaje & I Ri, ose Ruaje dhe Paguaj.
Kur e mbyllni formën pa ruajtur, Finabit pyet A jeni të sigurtë që dëshironi t'a mbyllni dokumentin?: Yes e mbyll formën pa ruajtur.
Fshirja
- Web: klikoni me të djathtën mbi dokumentin (ose ⋮ në rresht) › Fshij, pastaj te dritarja Fshij dokumentin klikoni Fshij.
- Desktop: zgjidhni dokumentin dhe klikoni Fshij te shiriti Lista, ose klikoni me të djathtën › ANULO. Te pyetja A jeni të sigurt se dëshironi ti fshini shënimet? klikoni Yes.
- Dokumenti me status E Mbyllur nuk fshihet pa e hapur më parë me Ndërro Statusin. Dokumentet e fshira ruhen te Anulimet, prej nga mund të kthehen.
Udhëzimi i plotë me foto, fshirja me autorizim dhe rastet kur dokumenti nuk fshihet: Fshirja e dokumenteve.