Skip to content

Cilësimet e Sigurisë ​

Si sillet kyçja nga pajisje të reja, rregullat e fjalëkalimeve, kush njoftohet dhe sa ruhen të dhënat e sigurisë.

Siguria

Kjo faqe prek sigurinë e kyçjes. Mos ndryshoni asgjë pa miratimin e përgjegjësit të IT-së.

Ku gjendet: Cilësimet › Siguria › Cilësimet e Sigurisë

Cilësimet e Sigurisë: kyçja dhe fjalëkalimet
  • Kyçja nga pajisje të reja: Kërko aprovim për pajisje të reja; mënyra e aprovimit (Aprovim nga administratori, Kod me e-mail, Aplikacion autentikues); Besimi i pajisjes skadon pas (ditë); Kërkesa pret (orë); Mbyllja pas mosaktivitetit (min); Qasja në MCP skadon pas (ditë pa përdorim).
  • Fjalëkalimet dhe bllokimi: Gjatësia minimale, Pa ripërdorim të N të fundit, Blloko pas N gabimeve / minuta dhe Shkronja dhe numra të detyrueshëm.
Njoftimet, mbështetja dhe të dhënat
  • Njoftimet për kërkesat: E-mail sigurie për përdoruesit, Përmbledhja javore e sigurisë (Dërgo tani e dërgon menjëherë), Njofto administratorët e kompanisë, Njofto vetë përdoruesin dhe E-mail shtesë për njoftim.
  • Mbështetja e Finabit: Lejo ndarjen e ekranit dhe Lejo ndihmën në kompjuter nga mbështetja e Finabit.
  • Të dhënat: Ruajtja e ditarit (ditë) dhe Shkarko JSON (eksporti i të dhënave të kompanisë).

Ikona ⓘ shpjegon çdo cilësim. Ndryshimet ruhen me Ruaj; poshtë shkruan kush i ruajti së fundi dhe kur.

Kjo faqe është vetëm në Finabit Web; Finabit Desktop nuk e ka.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit