Skip to content

Furnitorët ​

Lista e partnerëve që përdoren si furnitorë te blerjet.

Ku gjendet: Blerjet › Furnitorët › Furnitorët

Lista Furnitorët në Finabit Web

Lista tregon partnerët me kolonat Emri, Qyteti, Shteti, Nr. Fiskal, Tipi (Furnitor ose Konsumator), Nr. TVSH-së, Grupi dhe Adresa. Butonat: + I ri, Modifiko, Eksporto, Procesi, Raporti, Harta dhe Hap në Excel; lart djathtas Lista, Analiza dhe Pivot. Me Pamjet ruani filtrat, p.sh. vetëm tipin Furnitor.

Lista dhe forma e partnerit janë të njëjta me Konsumatorët. Për furnitor të ri:

  1. + I ri.
  2. Hapet Partneri (I Ri) me Tipin e partnerit të zgjedhur Furnitorë. Llogaria propozohet llogaria e furnitorëve (p.sh. 4001).
  3. Plotësoni Emrin, Numrin fiskal, Nr. TVSH-së, adresën dhe Llogarinë (llogaria e furnitorëve).
  4. Ruaj ose Ruaj & I Ri. Anulo del pa ruajtur.
Partneri (I Ri) me tipin Furnitorë në Finabit Web

Kontrolloni që tipi të jetë Furnitorë para ruajtjes, që furnitori të dalë në dokumentet e blerjes dhe te importet.

Ku gjendet: furnitorët janë në listën e partnerëve: tabi Kompania › Konsumatorët dhe Furnitorët. Shih Konsumatorët dhe Furnitorët.

Lista Konsumatorët dhe Furnitorët në Finabit Desktop

Kolona Tipi tregon nëse partneri është Furnitor ose Konsumator.

Furnitor i ri ​

  1. Te menyja anësore majtas klikoni Partner. Hapet Zgjedh llojin e Partnerit.

    Zgjedh llojin e Partnerit në Finabit Desktop
  2. Zgjidhni Furnitorë dhe klikoni Vazhdo. Hapet Partneri (I Ri); Llogaria propozohet llogaria e furnitorëve (p.sh. 4001).

  3. Shkruani emrin te Partneri dhe plotësoni Numrin fiskal, Numrin e TVSH-së dhe Adresën.

  4. Ruani me Ruaje & Mbylle (F5) ose Ruaje & I Ri (F6).

Kur e mbyllni formën pa ruajtur, Finabit pyet A jeni të sigurtë që dëshironi t'a mbyllni dokumentin?: Yes e mbyll formën pa ruajtur.

Fshirja ​

  • Web: ⋮ në rresht, ose klikim i djathtë mbi rresht › Fshij, pastaj konfirmoni.
  • Desktop: zgjidhni rreshtin dhe klikoni Fshij te shiriti Lista, ose klikoni me të djathtën › Fshij. Te pyetja A jeni të sigurt se dëshironi ti fshini shënimet? klikoni Yes.

Udhëzimi i plotë me foto: Fshirja e dokumenteve dhe të dhënave.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit