Skip to content

Sintetika Krahasuese ​

Krahason për çdo partner të arkëtueshmet me të pagueshmet dhe tregon diferencën (p.sh. partnerët që janë edhe konsumatorë edhe furnitorë).

Ku gjendet: Raportet › Financat › Sintetika Krahasuese

Sintetika Krahasuese në Finabit Web

Hapat ​

  1. Lart, te karta e filtrave, zgjidhni periudhën dhe datat Prej–Deri.
  2. Klikoni Rifresko: raporti llogaritet me filtrat e zgjedhur.
  3. Në tabelë, fusha Kërko… kërkon në të gjitha kolonat; rreshti Filtro… nën titujt filtron çdo kolonë veç e veç. Ikona e kolonave (me numër) zgjedh cilat kolona shihen. Poshtë shihen totalet dhe numri i rreshtave.
  4. Paneli Pamjet (majtas): Ruaj pamjen aktuale ruan kolonat, renditjen dhe filtrat si pamje tuajën; Ruaj si standard të kompanisë e bën atë pamje të parazgjedhur për të gjithë; Rikthe si parazgjedhje kthen pamjen fillestare. Shto filtër te Filtro listën sipas dhe Filtro totalet sipas shton filtra të ruajtur.
  5. Lart djathtas, Lista tregon tabelën, Analiza grafikun dhe Pivot tabelën pivot me të njëjtat të dhëna.
  6. Eksporto në Excel e shkarkon raportin në Excel; Eksporto shkarkon listën ashtu siç shihet; Printimi e hap për printim ose PDF.

Butonat ​

ButoniÇka bën
Analitika e KonsumatoritHap analitikën e konsumatorit të zgjedhur.
Analitika e FurnitoritHap analitikën e furnitorit të zgjedhur.
DetajetHap dokumentet e rreshtit të zgjedhur.
Exporto detajet në ExcelShkarkon në Excel edhe dokumentet e çdo partneri.

Kolonat ​

Arkëtueshmëritë, Pagueshmëritë, Diferenca, Emri, Tipi, Vlera fill., Debi, Kredi, Gj. Përfundimtare.

Ku gjendet: tabi Raportet › butoni Financa (shigjeta poshtë) › Sintetika Krahasuese.

Menyja Financa te tabi Raportet në Finabit Desktop
  1. Raporti hapet si tab Sintetika Krahasuese. Lart zgjidhni Periudha, Prej dhe Deri.

    Sintetika Krahasuese në Finabit Desktop
  2. Majtas Arkëtueshmëritë, djathtas Pagueshmëritë e të njëjtit partner, dhe Diferenca.

  3. Butonat e listës janë te shiriti Lista: Vështro, Exporto detajet në Excel, Analitika e Konsumatorit, Analitika e Furnitorit, Printo, Rifresko, Eksporto në Excel dhe Pivot & Chart Tabela.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit