Tema
Kuponat e POS
Lista e kuponave të shitjes nga arkat POS.
Ku gjendet: POS › Konfigurimi › Kuponat e POS

Kolonat: Partneri, Numri i Faturës, Data e Tran., Afati, Njësia, Vlera Orig., Rabati, Vlera, TVSH, Vlera Tot., E Paguar, Borxhi etj. Lista është vetëm për lexim: kuponat krijohen nga arka, prandaj këtu nuk ka I ri.
Hapat
- Zgjidhni periudhën (p.sh. Muaji aktual ose Të gjitha) dhe njësinë.
- Kërkoni kuponin me Kërko… ose me fushat Filtro… nën kolona.
- Për ta kaluar kuponin te një konsumator tjetër (p.sh. kur klienti kërkon faturë në emër të firmës pas pagesës), zgjidhni kuponin dhe klikoni Ndrysho Partnerin.
- Eksporto shkarkon listën.
Ku gjendet: tabi Konsumatorët › butoni Tabelat Ndihmëse (shigjeta poshtë) › Kuponat e POS.

- Lista hapet si tab Kuponat e POS. Lart zgjidhni Periudha, Prej, Deri dhe Njesia.

- Kolonat: Emri, Nr. i Fat., Data e Dok., Afati, Njësia, Vl. Org, Rabat(%), Vlera, TVSH, Gjithsejt, Paguar, Borxhi, Replikuar, E-mail i dërguar, Statusi.
- Ndrysho Partnerin e kalon kuponin e zgjedhur te një konsumator tjetër.
- Butonat e tjerë te shiriti Lista: Printo, Rifresko, Eksporto në Excel dhe Pivot & Chart Tabela.