Skip to content

Tavolinat ​

Tavolinat e restorantit/lokalit që përdoren në POS.

Vendndodhja në Web dhe në Desktop

Kjo formë është në vende të ndryshme në dy aplikacionet:

  • Finabit Web: menyja Artikujt › Çmimet & Menytë › Meny › Tavolinat
  • Finabit Desktop: tabi POS › grupi Tabelat Ndihmëse › Tavolinat

Ku gjendet: Artikujt › Çmimet & Menytë › Meny › Tavolinat

Tavolinat te menyja Artikujt në Finabit Web

Kolonat: Emri i tavolinës, Aktive, Salla, Emri PDA. Butonat shtesë: Konfiguro paraqitjen (vendosja e tavolinave në ekran) dhe Importo Excel.

Tavolinë e re ​

  1. Klikoni + I ri. Hapet dritarja Tavolinë e re.

    Dritarja Tavolinë e re
  2. Shkruani Emrin e tavolinës (i detyrueshëm) dhe, nëse duhet, Emrin PDA (emri që del në pajisjet e dorës).

  3. Te Salla zgjidhni sallën ku është tavolina (shih Sallat). Sipas nevojës zgjidhni edhe Llojin e shërbimit.

    Zgjedhja e sallës te Tavolinë e re
  4. Aktive e lë tavolinën në përdorim; Llogarit kohën mat kohën e zënies (p.sh. për bilardo).

  5. Klikoni Ruaj. Anulo e mbyll dritaren pa ruajtur.

Paraqitja e tavolinave ​

  1. Te lista klikoni Konfiguro paraqitjen. Hapet faqja Konfiguro Tavolinat.
  2. Lart zgjidhni sallën (çdo sallë ka tabin e vet).
  3. Tërhiqni çdo tavolinë me maus në vendin e saj.
  4. Klikoni Ruaj. Kthehu del pa ruajtur.
Faqja Konfiguro Tavolinat

Ku gjendet: tabi POS › grupi Tabelat Ndihmëse › Tavolinat. Lista hapet si tab Tavolinat.

Tabi POS në Finabit DesktopLista Tavolinat në Finabit Desktop

Kolonat: Tavolina, Aktiv, Sallat. Butonat: I Ri, Edito, Fshij, Vështro, Konfiguro Tavolinat, Importo Tavolinat nga Excel, Printo, Rifresko, Eksporto në Excel dhe Pivot & Chart Tabela.

Tavolinë e re ​

  1. Klikoni I Ri. Hapet dritarja Tavolina (I Ri).

    Tavolina (I Ri) në Finabit Desktop
  2. Te Përshkrimi shkruani emrin e tavolinës dhe, sipas nevojës, PDA Përshkrimi.

  3. Te Salla zgjidhni sallën. Butoni … pranë saj hap sallat.

    Zgjedhja e sallës te Tavolina (I Ri)
  4. Sipas nevojës zgjidhni Llojin e shërbimit. Kalkulo mat kohën e zënies; Aktive (e shënuar) e lë tavolinën në përdorim.

  5. Klikoni Ruaje & Mbylle, ose Ruaje & I Ri.

Kur e mbyllni formën me Mbylle pa ruajtur, Finabit pyet A deshironi te i ruani shenimet e fundit: No e mbyll formën pa ruajtur.

Paraqitja e tavolinave ​

Te lista klikoni Konfiguro Tavolinat. Hapet tabi Konfigurimi i Tavolinave, me një tab për çdo sallë. Me Rregullo tavolinat i zhvendosni tavolinat, pastaj klikoni Ruaj paraqitjen.

Konfigurimi i Tavolinave në Finabit Desktop

Finabit Web dhe Desktop · Terabit