Skip to content

Kartela e Shërbimeve ​

Kartela e lëvizjeve të shërbimeve për periudhën.

Ku gjendet: Raportet › Artikujt › Kartela e Shërbimeve

Kartela e Shërbimeve në Finabit Web

Hapat ​

  1. Lart, te karta e filtrave, zgjidhni Periudhën ose datat, dhe Repartin.
  2. Raporti ngarkohet vetë. Pas ndryshimit të filtrave klikoni ikonën e rifreskimit (⟳) lart djathtas.
  3. Në tabelë, fusha Kërko… kërkon në të gjitha kolonat; rreshti Filtro… nën titujt filtron çdo kolonë veç e veç. Ikona e kolonave (me numër) zgjedh cilat kolona shihen. Poshtë shihen totalet dhe numri i rreshtave.
  4. Paneli Pamjet (majtas): Ruaj pamjen aktuale ruan kolonat, renditjen dhe filtrat si pamje tuajën; Ruaj si standard të kompanisë e bën atë pamje të parazgjedhur për të gjithë; Rikthe si parazgjedhje kthen pamjen fillestare. Shto filtër te Filtro listën sipas dhe Filtro totalet sipas shton filtra të ruajtur.
  5. Lart djathtas, Lista tregon tabelën, Analiza grafikun dhe Pivot tabelën pivot me të njëjtat të dhëna.
  6. Eksporto shkarkon listën ashtu siç shihet; Printimi e hap për printim ose PDF.

Butonat ​

ButoniÇka bën
ModifikoHap dokumentin burimor të rreshtit të zgjedhur.
FshijFshin rreshtin e zgjedhur.

Kolonat ​

Njësia, Shifra, Emërtimi, Tipi, Emri, Nr Trans., Data e Dok., Sasia hyr., Sasia dal., Çmimi, Vlera hyr., Vlera dal., Çm. i Shitjes, Vlera e shit., Sasia (Saldo), Vlera (Saldo).

Ku gjendet: tabi Raportet › butoni Artikujt (shigjeta poshtë) › Kartela e shërbimeve.

Menyja Artikujt te tabi Raportet në Finabit Desktop
  1. Raporti hapet si tab Kartelat e Shërbimeve. Lart zgjidhni Periudha, Prej dhe Deri, Statusi dhe Njësia.

    Kartelat e Shërbimeve në Finabit Desktop
  2. Kolonat: të njëjtat si te Kartela e Artikujve: dokumenti, data, sasitë hyrëse e dalëse, çmimi dhe vlerat; poshtë dalin totalet.

  3. Butonat e listës janë te shiriti Lista: Edito, Fshij, Printo, Rifresko, Eksporto në Excel, Pivot & Chart Tabela.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit