Tema
Arka dhe Banka

Klikoni Arka dhe Banka te menyja majtas. Hapet lista Arkat.
| Seksioni | Format |
|---|---|
| Listat | Arkat, Bankat, Urdhër pagesat, Kompensimet: dokumentet e plota të arkës dhe bankës. |
| Transaksionet | Hapin direkt një lloj pagese: Pagesë Furnitori, Arkëtim nga Konsumatori, Mandat Arkëtimi/Pagese, Depozitim në Bankë, Tërheqje nga Banka, Batch Arkat dhe Bankat, Gjenero arka me llogari kalimtare. |
Lista Arkat ka lart + I ri, Modifiko, Ndërro Statusin, Rikonto, Të dhënat, Printo dhe Më shumë; filtrat e periudhës dhe të arkës, Paraqit gjendjen Fill. dhe Përf. (gjendja fillestare dhe përfundimtare) dhe Sekret. Kolonat: Data, Nr., Llogaria e arkës/bankës, Arkëtimet, Pagesat, Bilanci, Statusi.

| Grupi | Butonat |
|---|---|
| Dokument i Ri | Arkë, Bankë, Kompensim, Batch Arkat dhe Bankat |
| Detaj i Ri | Pagesë Furnitori, Arkëtime nga Konsumatori, Mandat Arkëtimi, Mandat Pagese, Depozitim në Bankë, Tërheqje nga Banka |
| Listat | Arkat, Bankat, Urdhër Pagesat, Kompensimet, Gjenerimi i arkave |
Dokument i ri i arkës

Arka dhe Banka › Arkë hap formën Arkë (I Ri):
- Lart: Data, Numri (propozohet vetë), Llogaria e arkës (p.sh. 2000 – Arka kryesore), Valuta dhe Kursi.
- Djathtas: Bilanci fillestar i arkës dhe, poshtë, Bilanci përfundimtar pas rreshtave të dokumentit.
- Tabela: Tipi, Shifra, Numri, Përshkrimi, Hyrje, Dalje, Bilanci.
- Paraqit të gjithë partneret, Printo Raport, Printo Dëftesë dhe Gjenero Urdhëresën e Transaksionit.
- Butonat: Ruaje & Mbylle, Ruaje & I Ri, Eksporto në Excel, Printo pagesën. Mbylle pyet a t'i ruani ndryshimet.
Forma Bankë punon njësoj për llogaritë bankare.
Format e modulit
Udhëzimet e formave vlejnë për të dy aplikacionet; dallimet shënohen te secila faqe.