Skip to content

Shitjet sipas Grupit ​

Shitjet ambulantive sipas grupeve të artikujve.

Ku gjendet: Raportet › Sipas fushës › Shitjet ambulantive › Shitjet sipas Grupit

Shitjet sipas Grupit në Finabit Web

Hapat ​

  1. Lart, te karta e filtrave, zgjidhni periudhën dhe datat Prej–Deri dhe Regjionin.
  2. Shënoni opsionet që ju duhen (shih Opsionet më poshtë).
  3. Raporti ngarkohet vetë. Pas ndryshimit të filtrave klikoni ikonën e rifreskimit (⟳) lart djathtas.
  4. Në tabelë, fusha Kërko… kërkon në të gjitha kolonat; rreshti Filtro… nën titujt filtron çdo kolonë veç e veç. Ikona e kolonave (me numër) zgjedh cilat kolona shihen. Poshtë shihen totalet dhe numri i rreshtave.
  5. Paneli Pamjet (majtas): Ruaj pamjen aktuale ruan kolonat, renditjen dhe filtrat si pamje tuajën; Ruaj si standard të kompanisë e bën atë pamje të parazgjedhur për të gjithë; Rikthe si parazgjedhje kthen pamjen fillestare. Shto filtër te Filtro listën sipas dhe Filtro totalet sipas shton filtra të ruajtur.
  6. Lart djathtas, Lista tregon tabelën, Analiza grafikun dhe Pivot tabelën pivot me të njëjtat të dhëna.
  7. Eksporto shkarkon listën ashtu siç shihet; Printo e hap për printim ose PDF.

Opsionet ​

  • Detajizo sipas datës

Kolonat ​

Grupi, Data, Nr. i Vizitave, Nr. i Fat., Nr. i Pagesës, Nr. i Porosisë, Vlera, Zbritje, Vlera pa Rab., Paguar, Vlera e Porosive.

Ku gjendet: tabi Raportet › butoni Shitjet ambulantive (shigjeta poshtë) › Shitjet sipas Grupit.

Menyja Shitjet ambulantive te tabi Raportet në Finabit Desktop
  1. Raporti hapet si tab Shitjet sipas Grupeve. Lart zgjidhni Periudha, Prej dhe Deri, Detajizo sipas datës dhe Regjioni.

    Shitjet sipas Grupeve në Finabit Desktop
  2. Kolonat: Grupi, Nr. i Vizitave, Nr. i Fat., Nr. i Pagesës, Nr. i Porosisë, Vlera, Zbritje, Vlera pa Rab., Paguar, Vlera e Porosive; poshtë dalin totalet.

  3. Butonat e listës janë te shiriti Lista: Vështro, Sec (rifreskimi automatik në sekonda), Printo, Rifresko, Eksporto në Excel, Pivot & Chart Tabela.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit