Skip to content

Raportet e kustomizueshme ​

Raporte që i ndërtoni vetë nga të dhënat e shitjeve, blerjeve, parasë dhe prodhimit, me kolona, grupime dhe grafik.

Ku gjendet: Raportet › Tjera › Raportet e kustomizueshme

Raportet e kustomizueshme në Finabit Web

Hapat ​

  1. Majtas janë raportet e ruajtura, të grupuara: Shitje, Blerje, Paraja dhe Prodhimi. Kërko raport… i filtron.
  2. Klikoni një raport për ta hapur. Lart shihen fushat (p.sh. PartnerName → Vlera_TVSH), burimi dhe periudha.
  3. Zgjidhni periudhën (Muaji aktual ose datat) dhe klikoni Rifresko.
  4. Kartat tregojnë totalet; Grafiku vizaton të dhënat: zgjidhni llojin (shtylla, rreth, vijë) dhe boshtet X dhe Y. Fshih e fsheh grafikun.
  5. Poshtë është tabela me të gjitha rreshtat; Kërko në të gjitha kolonat i filtron.
  6. Gjenero raport të ri krijon raport të ri; Modifiko, Fshij dhe Grupet ndryshojnë raportin e hapur; Eksporto në Excel e shkarkon.

Ku gjendet: tabi Raportet › butoni Raportet (shigjeta poshtë) › Raportet e kustomizueshme. Butoni Web Raportet në të njëjtën meny hap raportet e Finabit Web.

Menyja Raportet te tabi Raportet në Finabit Desktop
  1. Raporti hapet në dritare më vete Raportet e kustomizueshme. Majtas janë raportet e ruajtura, të grupuara: Shitje, Blerje, Paraja dhe Prodhimi.

    Raportet e kustomizueshme në Finabit Desktop
  2. Klikoni një raport majtas, zgjidhni Periudha, Prej dhe Deri dhe klikoni Rifresko.

  3. Shigjetat ▲ ▼ ndryshojnë radhën e raporteve në listë.

  4. Butonat lart: I Ri, Edito, Fshij, Vështro, Gjenero raport të ri, Printo, Rifresko, Eksporto në Excel, Pivot & Chart Tabela, Grupet e raporteve dhe Rikonto. Mbylle e mbyll dritaren.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit