Skip to content
I testuar🔑 items/itemTestuar më 30.09.2026Hape formën në Finabit Web ↗

Artikujt ​

Kartela e artikullit mban të dhënat bazë të çdo malli, shërbimi ose normativi: kodin, emrin, njësinë, çmimet, grupin, TVSH-në dhe llogaritë kontabël. Çdo dokument (faturë, fletëhyrje, POS) i merr të dhënat nga këtu.

Ku gjendet: Artikujt › Katalogu › Artikujt

Lista e artikujve ​

Lista e artikujve

Kolonat: Kodi, Emri, Lloji (Artikull / Shërbim / Normativ), Grupi, Çmimi i shitjes, Aktiv, PLU, Njësia dhe TVSH %.

  • Kërko… filtron sipas kodit, emrit ose çdo teksti në rresht.
  • Klikoni dy herë mbi një artikull për ta hapur. Modifiko hap artikullin e zgjedhur.
  • Eksporto shkarkon listën; Printo printon listën.
  • Analiza dhe Pivot (lart djathtas) japin pamje përmbledhëse të të njëjtave të dhëna.

Krijimi i një artikulli ​

  1. Te lista klikoni + I ri.
  2. Lart djathtas zgjidhni Llojin e artikullit: Artikull (mall me stok), Shërbim (pa stok) ose Normativ (produkt i përbërë nga artikuj të tjerë, për prodhim).
  3. Te Kodi del kodi i radhës; mund ta ndryshoni.
  4. Plotësoni Emrin, Njësinë dhe Grupin (të detyrueshme).
  5. Shkruani Çmimin e shitjes dhe, nëse e dini, Çmimin e blerjes.
  6. Kontrolloni Llogarinë e aseteve dhe Llogarinë e shpenzimeve (të detyrueshme). Zakonisht vijnë nga grupi i artikullit.
  7. Ruaj, ose Ruaj & I Ri për të vazhduar me artikullin tjetër.
Forma e artikullit të ri, faqja Të përgjithshme

Fushat ​

Të përgjithshme ​

FushaE detyrueshmePërshkrimi
KodiPoShifra unike e artikullit. Plotësohet vetë me numrin e radhës.
EmriPoEmri që del në dokumente.
Emërtimi 2 (PDA)Emër i shkurtër për pajisjet dore (PDA) ose ekranet e vogla.
NjësiaPoNjësia matëse bazë (copë, kg, l…). Butoni + shton njësi të re.
Barkodi 1, 2, 3Barkodet e artikullit. Kutia pranë Barkodit 1 lejon gjenerimin/përdorimin e tij sipas konfigurimit.
Çmimi i shitjesÇmimi bazë i shitjes (me TVSH, sipas cilësimeve të kompanisë).
Çmimi i blerjesÇmimi i fundit ose i pritur i blerjes.
ProdhuesiNga lista Prodhuesit.
OrigjinaVendi i origjinës.
GrupiPoGrupi i artikullit. Përcakton llogaritë kontabël të parazgjedhura. Butoni + shton grup të ri.
NëngrupiNëngrupi, për ndarje më të hollësishme.
PLUKodi për peshore ose arka.
Njësia 2 / Njësia 3, Kf. 2–4Njësi alternative (p.sh. pako) dhe koeficienti i tyre ndaj njësisë bazë.
Çmimi i shitjes 2 / 3Çmimi për njësinë e dytë dhe të tretë.
Llogaria e asetevePoLlogaria e stokut për këtë artikull.
I tatueshëmArtikulli ka TVSH; zgjidhni normën.
DoganaArtikulli ka doganë; zgjidhni normën.
AkcizaVlera e akcizës për artikullin.
AktivArtikujt joaktivë nuk dalin në kërkimet e dokumenteve.
Llogaria e të hyraveLlogaria ku regjistrohen të hyrat nga shitja.
Llogaria e shpenzimevePoLlogaria e kostos së mallit të shitur.
FurnitoriFurnitori kryesor i artikullit.

Setings tjera ​

Faqja Setings tjera e artikullit
FushaPërshkrimi
Mjet themelorArtikulli regjistrohet si mjet themelor.
Në aksionArtikulli është në ofertë/aksion.
Pa zbritjeArtikullit nuk i lejohet zbritje.
GratisArtikulli mund të jepet gratis (shih Gratiset).
MerchArtikull reklamues (merchandising).
Përdor serial numra / Përdor lot. numraKërkon numër serik ose numër loti në dokumente.
ShërbimShënon artikullin si shërbim.
Shfaq në POSArtikulli del në arkat POS (i zgjedhur si parazgjedhje).
Realizim automatikOpsion për realizim automatik (aktiv vetëm në disa konfigurime).
Shfaq në e-commerceArtikulli publikohet në shitjen online.
Zbritja maksimaleZbritja më e madhe e lejuar në %.
Sasia minimale / maksimaleKufijtë e stokut për paralajmërime dhe porosi.
Afati i skadimitData e skadimit.
Pesha bruto, Pesha neto/brutoPesha e artikullit.
Lloji i TVSH-sëLloji i TVSH-së për raportim.
Autori, Shtëpia botuesePër librari.
Fusha 1–8, MemoFusha të lira për të dhëna shtesë.

Kujdes ​

  • Pas përdorimit në dokumente, mos e ndryshoni Njësinë ose Llojin e artikullit pa u konsultuar me kontabilistin.
  • Në vend që ta fshini një artikull të vjetër, hiqni Aktiv.
  • Çmimet sipas njësive (depove) ndryshohen te Çmimorja e Stokut.

Shih edhe ​

Finabit Web · Terabit