Skip to content

Krahasimi Material-Financiar ​

Krahason vlerën materiale (stoku) me vlerën financiare (kontabiliteti) për çdo dokument dhe tregon dallimet.

Ku gjendet: Raportet › Financat › Krahasimi Material-Financiar

Krahasimi Material-Financiar në Finabit Web

Hapat ​

  1. Lart, te karta e filtrave, zgjidhni Vitin dhe datat Prej–Deri.
  2. Shënoni opsionet që ju duhen (shih Opsionet më poshtë).
  3. Klikoni Rifresko: raporti llogaritet me filtrat e zgjedhur.
  4. Në tabelë, fusha Kërko… kërkon në të gjitha kolonat; rreshti Filtro… nën titujt filtron çdo kolonë veç e veç. Ikona e kolonave (me numër) zgjedh cilat kolona shihen. Poshtë shihen totalet dhe numri i rreshtave.
  5. Paneli Pamjet (majtas): Ruaj pamjen aktuale ruan kolonat, renditjen dhe filtrat si pamje tuajën; Ruaj si standard të kompanisë e bën atë pamje të parazgjedhur për të gjithë; Rikthe si parazgjedhje kthen pamjen fillestare. Shto filtër te Filtro listën sipas dhe Filtro totalet sipas shton filtra të ruajtur.
  6. Lart djathtas, Lista tregon tabelën, Analiza grafikun dhe Pivot tabelën pivot me të njëjtat të dhëna.
  7. Eksporto në Excel e shkarkon raportin në Excel; Eksporto shkarkon listën ashtu siç shihet; Printimi e hap për printim ose PDF.

Opsionet ​

  • Detajizo sipas LLogarive

Butonat ​

ButoniÇka bën
Barazo DallimetRegjistron rregullimet që barazojnë vlerën materiale me atë financiare.
ModifikoHap dokumentin burimor të rreshtit të zgjedhur.
RikontoRikonton dokumentin e rreshtit të zgjedhur (rindërton regjistrimet kontabël të tij).

Ku gjendet: tabi Raportet › butoni Financa (shigjeta poshtë) › Krahasimi mes vlerës materiale dhe financiare.

Menyja Financa te tabi Raportet në Finabit Desktop
  1. Raporti hapet si tab Krahasimi mes Vlerës Materiale dhe Financiare. Lart zgjidhni Periudha, Prej dhe Deri (p.sh. Viti 2026).

    Krahasimi Material-Financiar në Finabit Desktop
  2. Për çdo dokument: Materiale (vlera në depo), Financiare (vlera në kontabilitet) dhe Dallimi; poshtë totalet.

  3. Butonat e listës janë te shiriti Lista: Edito, Vështro, Barazo Dallimet, Printo, Rifresko, Eksporto në Excel, Pivot & Chart Tabela dhe Rikonto.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit