Tema
Ofertat
Oferta i dërgohet konsumatorit me artikujt, çmimet dhe afatin e vlefshmërisë. Nuk ul stokun dhe nuk krijon borxh.
Ku gjendet: Shitjet › Dokumentet › Ofertat

Hapat
- + I ri.
- Zgjidhni Konsumatorin dhe Njësinë.
- Te Afati i Pagesës vendosni deri kur vlen oferta. Duhet të jetë pas datës së ofertës.
- Zgjidhni Statusin e ofertës.
- Shtoni artikujt me sasi, çmim dhe rabat.
- Ruaj, pastaj printojeni ose dërgojeni.
Statusi i ofertës
| Statusi | Kur përdoret |
|---|---|
| — | Oferta ende pa status. |
| Ne Pritje | Oferta është dërguar dhe pret përgjigje. |
| Konfirmuar | Konsumatori e ka pranuar ofertën. |
| Anuluar | Oferta nuk vlen më. |
Forma
Forma ka të njëjtën strukturë si Fatura e shitjes:
- Të dhënat e faturës (Konsumator, Njësia, Data, Numri, Afati i Pagesës) dhe Trego më shumë për fushat shtesë (valuta, punëtori, vërejtje…).
- Artikujt: zgjidhni artikullin me kod, emër ose barkod, shkruani sasinë dhe çmimin.
Tabnë rreshtin e fundit oseF9shton rresht të ri. - Cakto zbritjen, Kolonat dhe Krahaso Çmimet mbi rreshtat. Rabati dhe Zbritja 2/3 punojnë njësoj si te fatura: shih Rabati dhe zbritjet.
- Të dhëna shtesë: informatat e eksportit dhe dokumentet e bashkëngjitura (pas ruajtjes).
- Poshtë: Printo Dokum., Kthehu (pa ruajtur), Ruaje & i ri, Ruaje dhe paguaj, Ruaj.
Për shpjegimin e secilës fushë, shih Faturat e shitjes › Fushat.
INFO
Kthimi i ofertës direkt në faturë ose porosi ende nuk është i disponueshëm në web.
Ku gjendet: tabi Konsumatorët › Listat › Ofertat. Lista hapet si tab; ofertë e re me I Ri (F2). Shiriti i listës ka edhe Dërgo e-Mail dhe Anulimet.

Dokument i ri

- Te lista klikoni I Ri (
F2). Hapet Ofertat (I Ri). - Zgjidhni Konsumatorin; Adresa mbushet vetë. Plotësoni Shtetin sipas nevojës.
- Kontrolloni Njësinë, Numrin dhe Datën, dhe zgjidhni Statusin (propozohet Ne Pritje).
- Në tabelë shtoni artikujt me Sasinë dhe Çmimin.
- Kontrolloni Zbritje, TVSH dhe Total. Me Ngarko Dokumentin bashkëngjitni dokument.
- Ruani me Ruaje & Mbylle ose Ruaje & I Ri. Printo Kontraten Word printon ofertën si kontratë në Word.
Kur e mbyllni formën pa ruajtur, Finabit pyet A jeni të sigurtë që dëshironi t'a mbyllni dokumentin?: Yes e mbyll formën pa ruajtur.
Fshirja
- Web: klikoni me të djathtën mbi dokumentin (ose ⋮ në rresht) › Fshij, pastaj te dritarja Fshij dokumentin klikoni Fshij.
- Desktop: zgjidhni dokumentin dhe klikoni Fshij te shiriti Lista, ose klikoni me të djathtën › ANULO. Te pyetja A jeni të sigurt se dëshironi ti fshini shënimet? klikoni Yes.
- Dokumenti me status E Mbyllur nuk fshihet pa e hapur më parë me Ndërro Statusin. Dokumentet e fshira ruhen te Anulimet, prej nga mund të kthehen.
Udhëzimi i plotë me foto, fshirja me autorizim dhe rastet kur dokumenti nuk fshihet: Fshirja e dokumenteve.