Skip to content

Minimumet e Artikujve ​

Artikujt që kanë rënë nën sasinë minimale (te kartela › Setings tjera › Sasia minimale), për porosi.

Ku gjendet: Raportet › Artikujt › Minimumet e Artikujve

Minimumet e Artikujve në Finabit Web

Hapat ​

  1. Kjo listë nuk ka filtra periudhe: hapet menjëherë me të gjitha rreshtat.
  2. Raporti ngarkohet vetë. Pas ndryshimit të filtrave klikoni ikonën e rifreskimit (⟳) lart djathtas.
  3. Në tabelë, fusha Kërko… kërkon në të gjitha kolonat; rreshti Filtro… nën titujt filtron çdo kolonë veç e veç. Ikona e kolonave (me numër) zgjedh cilat kolona shihen. Poshtë shihen totalet dhe numri i rreshtave.
  4. Paneli Pamjet (majtas): Ruaj pamjen aktuale ruan kolonat, renditjen dhe filtrat si pamje tuajën; Ruaj si standard të kompanisë e bën atë pamje të parazgjedhur për të gjithë; Rikthe si parazgjedhje kthen pamjen fillestare. Shto filtër te Filtro listën sipas dhe Filtro totalet sipas shton filtra të ruajtur.
  5. Lart djathtas, Lista tregon tabelën, Analiza grafikun dhe Pivot tabelën pivot me të njëjtat të dhëna.
  6. Eksporto shkarkon listën ashtu siç shihet; Printimi e hap për printim ose PDF.

Butonat ​

ButoniÇka bën
GjeneroLlogarit listën e artikujve nën minimum.
Kartela e PorosiveHap porositë për artikujt e zgjedhur.

Kolonat ​

Njësia, Barkodi, Emërtimi, Grupi, Njësia matëse, Sasia në depo, Sasia Minimale, Sasia Maksimale, Për Porosi, Furnitori i Fundit, Shifra, Porositur, Porosi e Mbetur.

Ku gjendet: tabi Raportet › butoni Artikujt (shigjeta poshtë) › Minimumet e Artikujve.

Menyja Artikujt te tabi Raportet në Finabit Desktop
  1. Raporti hapet si tab Minimumet e artikujve. Lista shfaqet menjëherë, pa filtra.

    Minimumet e artikujve në Finabit Desktop
  2. Kolonat: Shifra, Barkodi, Emërtimi, Grupi, Njësia, Sasia në depo, Sasia Min, Sasia Max, Për porosi, Furnitori i fundit, Porositur, Porosi e mbetur; poshtë dalin totalet.

  3. Butonat e listës janë te shiriti Lista: Vështro, Printo, Rifresko, Eksporto në Excel, Pivot & Chart Tabela, Gjenero Lëvizje Interne, Gjenero Fletëporosi të Lëv. Interne dhe Gjenero Fletëporosi të Blerjes (secili krijon dokument të ri nga sasitë nën minimum).

Finabit Web dhe Desktop · Terabit