Skip to content

Urdhër pagesat ​

Urdhër pagesa përgatit pagesën e disa faturave të furnitorëve njëherësh, me miratim para pagesës.

Ku gjendet: Arka dhe Banka › Listat › Urdhër pagesat

Lista e urdhër pagesave në Finabit Web

Kolonat: Nr. i urdhërit, Përshkrimi, Data, Vlera e urdhëruar, Vl. Paguar, Diferenca, Nr. Faturave, Shfrytëzuesi. Butonat: + I ri, Modifiko, Aprovo, Paguaj, Printo Urdhëresën, Rifresko.

Hapat ​

  1. Klikoni + I ri. Hapet faqja Urdhër pagese i ri. Nr. i urdhërit dhe Data plotësohen vetë.

    Faqja Urdhër pagese i ri
  2. Shkruani Përshkrimin.

  3. Te Faturat e hapura (Partneri, Nr. dok., Mbetja) zgjidhni faturat që do të paguhen. Ato kalojnë te Të zgjedhura për pagesë.

  4. Për secilën kontrolloni Vlerën për pagesë dhe zgjidhni Llogarinë nga e cila paguhet. Bilancet e llogarive tregon sa mjete ka secila llogari dhe sa janë shfrytëzuar. Poshtë del Totali.

  5. Klikoni Ruaj. Kthehu del pa ruajtur.

  6. Pas miratimit: te lista zgjidhni urdhrin, Aprovo, pastaj Paguaj. Printo Urdhëresën printon urdhrin për bankën.

Ku gjendet: tabi Arka dhe Banka › grupi Listat › Urdhër Pagesat.

Tabi Arka dhe Banka në Finabit DesktopLista Urdhër Pagesat në Finabit Desktop

Kolonat: Nr. i Porosisë, Përshkrimi, Data, Urdhëruar për, Vl. Paguar, Diferenca, Nr. Faturave, Shfrytëzuesi.

  1. Klikoni I Ri. Hapet dritarja Urdhër Pagesë (I Ri) me tri tabela.

    Urdhër Pagesë (I Ri) në Finabit Desktop
  2. Kontrolloni Datën dhe Numrin; shkruani Përshkrimin.

  3. Tabela majtas lart tregon llogaritë (Emri, Vlera, Vl. e shfrytëzuar). Tabela djathtas tregon faturat e hapura (Tipi, Emri, Data e Dok., Nr Trans., Vlera e mbetur, Vërejtja): shënoni kolonën Zgj për faturat që paguhen.

  4. Faturat e zgjedhura dalin poshtë, ku për secilën zgjidhni Llogarinë dhe kontrolloni Vlerën për Pagesë.

  5. Klikoni Ruaje & Mbylle ose Ruaje & I Ri.

Kur e mbyllni formën pa ruajtur, Finabit pyet A jeni të sigurtë që dëshironi t'a mbyllni dokumentin?: Yes e mbyll formën pa ruajtur.

Fshirja ​

  • Web: klikoni me të djathtën mbi dokumentin (ose ⋮ në rresht) › Fshij, pastaj te dritarja Fshij dokumentin klikoni Fshij.
  • Desktop: zgjidhni dokumentin dhe klikoni Fshij te shiriti Lista, ose klikoni me të djathtën › ANULO. Te pyetja A jeni të sigurt se dëshironi ti fshini shënimet? klikoni Yes.
  • Dokumenti me status E Mbyllur nuk fshihet pa e hapur më parë me Ndërro Statusin. Dokumentet e fshira ruhen te Anulimet, prej nga mund të kthehen.

Udhëzimi i plotë me foto, fshirja me autorizim dhe rastet kur dokumenti nuk fshihet: Fshirja e dokumenteve.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit