Skip to content

Gjendja e Artikujve (me Data të Skadencës) ​

Gjendja e artikujve sipas datës së skadimit: sa sasi ka nga secila datë skadence.

Ku gjendet: Raportet › Artikujt › Gjendja e Artikujve (me Data të Skadencës)

Gjendja e Artikujve (me Data të Skadencës) në Finabit Web

Hapat ​

  1. Lart, te karta e filtrave, zgjidhni periudhën dhe datat Prej–Deri, Njësinë dhe Paraqit kolonat.
  2. Shënoni opsionet që ju duhen (shih Opsionet më poshtë).
  3. Klikoni Rifresko: raporti llogaritet me filtrat e zgjedhur.
  4. Në tabelë, fusha Kërko… kërkon në të gjitha kolonat; rreshti Filtro… nën titujt filtron çdo kolonë veç e veç. Ikona e kolonave (me numër) zgjedh cilat kolona shihen. Poshtë shihen totalet dhe numri i rreshtave.
  5. Paneli Pamjet (majtas): Ruaj pamjen aktuale ruan kolonat, renditjen dhe filtrat si pamje tuajën; Ruaj si standard të kompanisë e bën atë pamje të parazgjedhur për të gjithë; Rikthe si parazgjedhje kthen pamjen fillestare. Shto filtër te Filtro listën sipas dhe Filtro totalet sipas shton filtra të ruajtur.
  6. Lart djathtas, Lista tregon tabelën, Analiza grafikun dhe Pivot tabelën pivot me të njëjtat të dhëna.
  7. Eksporto shkarkon listën ashtu siç shihet; Printimi e hap për printim ose PDF.

Opsionet ​

  • Vetëm artikujt me sasi

Butonat ​

ButoniÇka bën
Kartela e ArtikullitHap kartelën e artikullit të zgjedhur.
ModifikoHap dokumentin burimor të rreshtit të zgjedhur.

Kolonat ​

Shifra, Emërtimi, Tipi i Artikullit, Grupi, Data e Skadimit, Njësia, Sasia fill., Sasia e hy., Sasia e da., Sasia.

Kjo faqe është vetëm në Finabit Web; Finabit Desktop nuk e ka.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit