Tema
Periodat e pagave
Periodat mujore të pagave. Çdo periudhë mban pagat e llogaritura të punëtorëve për një muaj: bruto, kontributet, tatimin, neton dhe pagesat.
Ku gjendet: Pagat & BN › Pagat › Periodat e pagave
Teksti i videos
- Mirë se vini në Finabit Web. Në këtë video udhëzuese shohim: Pagat: punëtorët, hapjen e periudhës së pagave, dhe kalkulatorin e pagës.
- Pagat në Finabit Web gjenden te Pagat dhe BN. Hapi i parë janë punëtorët: te Punëtorët klikoni I ri.
- Shënoni emrin dhe mbiemrin. ID-ja plotësohet vetë.
- Zgjidhni njësinë, vendin e punës dhe bankën, dhe shënoni xhirollogarinë.
- Te Pagesa shënoni pagën mujore bruto. Me Neto paga merret si neto, kurse te Kategoritë shtohen shtesat ose ndalesat e përhershme.
- Klikoni Ruaj. Punëtori shfaqet te lista e punëtorëve, me pagën dhe bankën.
- Hapi i dytë: te Periodat e pagave klikoni Perioda e re.
- Zgjidhni muajin dhe vitin; Prej dhe Deri plotësohen vetë. Shënoni orët e muajit dhe përqindjen, zakonisht njëqind.
- Me Lexo nga punëtorët, pagat merren nga kartela e çdo punëtori. Klikoni Hape.
- Periudha e re shfaqet në krye të listës, me statusin E Hapur.
- Me Kalkulatorin e pagës shihet shpejt paga neto. Shënoni pagën bruto, dhe kalkulatori tregon kontributin e punëtorit, tatimin, pagën neto, dhe koston totale të punëdhënësit.
- Me Neto, shkruhet paga neto dhe llogaritet bruto. Me Punëtor sekondar, tatimi llogaritet dhjetë përqind për punën e dytë.
- Kjo ishte sa i përket pagave. Për më shumë udhëzime me tekst, foto dhe video, vizitoni help.finabit.com. Faleminderit!

Kolonat: Prej, Deri, Viti, Muaji, Bruto, Kontributet, Tatimi, Neto, Paguar, Statusi (E Hapur / E Mbyllur), Kesh, Bruto + Kesh. Filtrat: Viti dhe Muaji.
Hapja e periudhës së re
Klikoni Perioda e re. Hapet Hapja e periodës.

Te Perioda zgjidhni muajin dhe vitin; Prej dhe Deri plotësohen vetë.
Shkruani Orët e muajit (p.sh. 176) dhe Përqindjen (100% për pagë të plotë).
Shënoni sipas nevojës:
- Lexo nga punëtorët: orët merren nga kartela e çdo punëtori;
- Lexo Orët: orët merren nga regjistrimet e check-in;
- Përdor Kompaninë: periudha hapet për kompaninë e zgjedhur.
Klikoni Hape. Anulo mbyll pa hapur periudhë.
Llogaritja e pagave
Zgjidhni periudhën dhe klikoni Kalkulatori i Pagave. Hapet Pagesat me punëtorët e periudhës.

Butonat: Ruaj, Azhuro Fushat, Shto Punëtor të Ri, Fshij Punëtorin, Lexo Orët, Importo nga Excel, Eksporto në Excel. Kalkulimi automatik i orëve të rregullta llogarit vetë orët e rregullta.
Plotësoni orët dhe kategoritë për çdo punëtor dhe klikoni Ruaj.
Veprimet mbi periudhën
Zgjidhni periudhën në listë dhe hapni menytë:
Perioda: Ndërro statusin (hap/mbyll), Azhuro koeficientët, Azhuro punëtorët, Kopjo periodën, Kërkesë për Editim dhe Fshije periodën.

Kontabiliteti: Urdhëresa e Transaksionit (kontabilizimi i pagave), Rikonto dhe Sinkronizo.

Eksporto: Eksporto Detajet në Excel dhe Eksporto Listën në Excel.

Kujdes
Periodat E Mbyllur nuk ndryshohen. Rikonto, Azhuro koeficientët dhe Fshije periodën ndryshojnë të dhënat e pagave dhe kontabilitetin; përdorini vetëm në marrëveshje me kontabilistin.
Ku gjendet: tabi Paga & BN › grupi Listat › Periodat e Pagave.
Teksti i videos
- Mirë se vini në Finabit Desktop. Në këtë video udhëzuese shohim: Pagat, punëtorët, periudha e pagave, kalkulatori i pagave dhe raportet.
- Pagat llogariten në katër hapa: punëtorët, periudha e pagave, kalkulatori i pagave, dhe raportet.
- Gjithçka për pagat gjendet te menyja Paga & BN.
- Hapi i parë janë punëtorët. Te Paga & BN klikoni Punëtorët, pastaj I Ri.
- Shënoni emrin, mbiemrin dhe numrin personal.
- Zgjidhni njësinë dhe bankën, dhe shënoni llogarinë bankare.
- Shënoni pagën mujore bruto, dhe orët normë të muajit, p.sh. njëqind e shtatëdhjetë e gjashtë.
- Te Kategoria zgjidhni p.sh. ushqimin, për njëzet ditë në muaj.
- Klikoni Ruaje, dhe te pyetja OK. Punëtori është gati për pagë.
- Në të njëjtën mënyrë shtohen edhe punëtorët e tjerë.
- Lista e punëtorëve tregon pagën dhe bankën e secilit.
- Hapi i dytë: te Periodat e Pagave klikoni Perioda e re.
- Zgjidhni vitin dhe muajin. Orët e punës plotësohen vetë: njëzet e dy ditë herë tetë orë, pra njëqind e shtatëdhjetë e gjashtë.
- Klikoni Hape. Periudha hapet me sukses.
- Programi i merr punëtorët aktivë, dhe llogarit pagën bazë, kontributet dhe tatimin.
- Hapi i tretë: Kalkulatori i Pagave, me një rresht për çdo punëtor.
- Shënoni orët jashtë orarit, bonusin, ushqimin dhe akontacionin.
- Bruto, kontributet, tatimi, neto, dhe shuma për pagesë llogariten menjëherë.
- Klikoni Ruaj, dhe konfirmoni me Yes.
- Te periudha shihen totalet: bruto dy mijë e shtatëdhjetë e katër euro, dhe për pagesë një mijë e tetëqind e dhjetë euro.
- Hapi i katërt: Raportet e Pagave.
- Raporti i punëtorëve tregon bruton, kontributet, tatimin dhe neton për secilin punëtor.
- Te Dëftesat zgjidhni punëtorin, për dëftesën e pagës.
- Dëftesa e pagës është gati për printim, ose për dërgim me email.
- Kjo ishte sa i përket pagave. Për më shumë udhëzime me tekst, foto dhe video, vizitoni help.finabit.com. Faleminderit!


Lart zgjidhni Vitin dhe Muajin. Shiriti i butonave: Perioda e re, Kalkulatori i Pagave, Fshije periodën, Kërkesë për Editim, Azhuro Koeficientët, Urdhëresa e Transaksionit, Rikonto, Sinkronizo, Eksporto Detajet në Excel.
Perioda e re hap Hapja e periodës: zgjidhni vitin dhe muajin, Orët dhe Përqindjen, dhe sipas nevojës Lexo nga punëtorët, Përdor Kompaninë (me Kompaninë) dhe Lexo Orët. Klikoni Hape.

Zgjidhni periudhën dhe klikoni Kalkulatori i Pagave. Hapet dritarja Pagesat.

Kolonat me ngjyrë blu janë orët (të rregullta, jashtë orarit, pushimet, puna natën e në festë), me të gjelbër shtesat (bonuset etj.) dhe me të kuqe ndalesat. Butonat: Ruaj, Azhuro Fushat, Shto Punëtor të Ri, Fshij Punëtorin, Eksporto në Excel, Printo, Printo Listën, Importo nga Raporti Mujor (orët nga check-in), Importo nga Excel.
Klikoni Ruaj dhe mbyllni dritaren.
Raportet e pagave
Tabi Paga & BN › grupi Raporte › Raportet e Pagave hap Raporti i pagave me raportet: Punëtorët, Rekapitulimi i pagave, Të dhënat sipas kategorive, Kreditë e punëtorëve, Deklaratat, Tatimi, Kontributet, Njësitë, Nëndepartamentet, Banka, Rekapitulimi bankar, Dëftesat dhe Raporti vjetor. Filtrat: Perioda, Viti, Banka, Punëtori, Kategoria, Grupo sipas; Dërgo Email dërgon dëftesat, Printo të gjitha i printon.
