Tema
Kategoritë e Ofertave
Kategoritë e ofertave grupojnë artikujt që hyjnë në një ofertë, me koeficient për secilin.
Vendndodhja në Web dhe në Desktop
Kjo formë është në vende të ndryshme në dy aplikacionet:
- Finabit Web: menyja Artikujt › Të tjera › Kategoritë e Ofertave
- Finabit Desktop: tabi Artikujt › Veglat › Kategoritë e Ofertave
Ku gjendet: Artikujt › Të tjera › Kategoritë e Ofertave

Kolonat e listës: Emërtimi, Përdor Filter. Butonat: + I ri, Modifiko, Eksporto, Printo, Rifresko.
Hapat
Klikoni + I ri. Hapet dritarja Kategori e Re e Ofertës.

Shkruani Emërtimin (i detyrueshëm). Përdor Filter e bën kategorinë të përdorshme si filtër.
Te Artikujt e Kategorisë klikoni Shto rresht. Te rreshti i ri zgjidhni Artikullin dhe shkruani Koeficientin (parazgjedhja është 1). Ikona e koshit e heq rreshtin.

Klikoni Ruaj. Duhet së paku një artikull. Anulo e mbyll dritaren pa ruajtur.
Ku gjendet: tabi Artikujt › Veglat (shigjeta poshtë butonit) › Kategoritë e Ofertave. Lista hapet si tab Kategoritë e Ofertave.


- Klikoni I Ri (
F2). Hapet Kategoritë e Ofertave (I Ri). - Shkruani Emërtimin.
- Shtoni artikujt në tabelë (ose me Importo Artikujt), shënoni kolonën Zgjedh dhe shkruani Koeficientin. Përdor Filter ndez filtrimin e tabelës.
- Ruani me Ruaje & Mbylle ose Ruaje & I Ri.

Kur e mbyllni formën pa ruajtur, Finabit pyet A jeni të sigurtë që dëshironi t'a mbyllni dokumentin?: Yes e mbyll formën pa ruajtur.