Tema
Lëvizje interne
Lëvizja interne transferon mallin nga një njësi (depo) në një tjetër brenda kompanisë. Ul stokun në njësinë burimore dhe e rrit në njësinë destinuese.
Ku gjendet: Artikujt › Depoja › Lëvizje interne
Lista
Butonat: I Ri, I Ri (Me Shpenzime) (transfer me shpenzime shtesë, p.sh. transporti), Modifiko, Ndërro Statusin, Rikonto, Të dhënat, Printo, Historiku. Filtrat: periudha dhe njësia.
Hapat
- + I Ri.
- Zgjidhni njësinë Burimore dhe atë Destinuese (të dyja të detyrueshme).
- Kontrolloni Datën; plotësoni sipas nevojës Numrin, Referencën, Akcizën, Lidhjen (shteg skedari ose adresë web) dhe Vërejtjen.
- Te Artikujt zgjidhni artikullin dhe shkruani Sasinë. Vlera llogaritet vetë.
- Ruaj. Totali shfaqet lart djathtas.

| Opsioni | Çka bën |
|---|---|
| Gjenero Urdhëresën e Transaksionit | Krijon regjistrimin kontabël. |
| Ka Profit | Transferi bëhet me marzhë (me çmim shitjeje), jo me kosto. |
| Azhuro çmimet e artikujve | Azhuron çmimet e artikujve në njësinë destinuese (i zgjedhur si parazgjedhje). |
Butoni Kolonat zgjedh kolonat e tabelës së artikujve.
Kujdes
- Artikujt mund të shtohen vetëm pasi të zgjidhet njësia burimore.