Skip to content

Detajet e pagave ​

Pagat e çdo punëtori me shtesat dhe ndalesat, rresht për rresht.

Ku gjendet: Raportet › Sipas fushës › Pagat › Detajet e pagave

Detajet e pagave në Finabit Web

Hapat ​

  1. Lart, te karta e filtrave, zgjidhni Vitin dhe Muajin.
  2. Raporti ngarkohet vetë. Pas ndryshimit të filtrave klikoni ikonën e rifreskimit (⟳) lart djathtas.
  3. Në tabelë, fusha Kërko… kërkon në të gjitha kolonat; rreshti Filtro… nën titujt filtron çdo kolonë veç e veç. Ikona e kolonave (me numër) zgjedh cilat kolona shihen. Poshtë shihen totalet dhe numri i rreshtave.
  4. Paneli Pamjet (majtas): Ruaj pamjen aktuale ruan kolonat, renditjen dhe filtrat si pamje tuajën; Ruaj si standard të kompanisë e bën atë pamje të parazgjedhur për të gjithë; Rikthe si parazgjedhje kthen pamjen fillestare. Shto filtër te Filtro listën sipas dhe Filtro totalet sipas shton filtra të ruajtur.
  5. Lart djathtas, Lista tregon tabelën, Analiza grafikun dhe Pivot tabelën pivot me të njëjtat të dhëna.
  6. Eksporto shkarkon listën ashtu siç shihet; Printimi e hap për printim ose PDF.

Ku gjendet: tabi Raportet › butoni Raportet e pagave (shigjeta poshtë) › Detajet e pagave.

Menyja Raportet e pagave në Finabit Desktop
  1. Raporti hapet si tab Detajet e pagave. Lart zgjidhni Viti dhe Muaji.

    Detajet e pagave në Finabit Desktop
  2. Kolonat: Emri, Njësia, Banka, Ndalesa, Kategoria, Sasia, Vlera, Përshkrimi; poshtë dalin totalet.

  3. Butonat e listës janë te shiriti Lista: Printo, Rifresko, Eksporto në Excel, Pivot & Chart Tabela.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit