Tema
Anulimet
Lista e anulimeve tregon dokumentet e shitjes që janë anuluar (stornuar), me periudhën dhe njësinë e zgjedhur.
Ku gjendet: Shitjet › Dokumentet › Anulimet

Si krijohet një anulim
Anulimi nuk krijohet nga kjo faqe (nuk ka buton I ri). Për të anuluar një faturë:
- Hapni Faturat e shitjes dhe zgjidhni faturën.
- Më shumë › Storno Transaksionin.
- Anulimi shfaqet pastaj në këtë listë.
Opsioni Storno Transaksionin është aktiv vetëm kur fatura mund të anulohet dhe kur keni të drejtën përkatëse.
Lista
- Muaji aktual: periudha e anulimeve.
- Të gjitha njësitë: filtri sipas njësisë.
- Eksporto dhe Printo: nxjerrja e listës.
Ku gjendet: tabi Administrimi › grupi Auditimi › Transaksionet e Anuluara.

- Lista hapet si tab Transaksionet e Anuluara. Lart zgjidhni Periudha, Prej, Deri dhe llojin (Te Gjitha ose një lloj dokumenti).

- Kolonat: Tipi, Njësia, Njësia 2, Emri, Nr Trans., Nr. i Fat., Data e Dok., Gjithsejt, Shfrytëzuesi (kush e anuloi).
- Butonat e listës janë te shiriti Lista: Kthe nga Anulimi (e rikthen dokumentin e zgjedhur), Fshij, Vështro, Rifresko, Eksporto në Excel dhe Auditimi (historiku i ndryshimeve të dokumentit).