Skip to content

Bonuset ​

Bonuset e prodhimit sipas operatorit dhe ndërrimit: sasia e realizuar × çmimi, e ndarë te punëtorët.

Ku gjendet: Pagat & BN › Bonuset › Bonuset

Bonuset në Finabit Web

Lart zgjidhni Prej–Deri. Kolonat: Data, Operatori, Operacioni, Targjeti, Sasia Aktuale, Çmimi, Vlera, Ndërrimi, Reparti, Nëndepartamenti, me totalet poshtë.

  1. Klikoni + I ri. Hapet Bonus i Ri.

  2. Vendosni Datën, zgjidhni Operatorin (i detyrueshëm) dhe Ndërrimin (Shift 1, Shift 2, Shift 3).

  3. Shkruani Shifrën e artikullit, Targjetin, Sasinë Aktuale dhe Çmimin. Vlera llogaritet vetë: 10 × 5 = 50.00.

    Bonus i Ri me vlerën e llogaritur
  4. Te Punëtorët klikoni Shto punëtor, zgjidhni punëtorin dhe shkruani Vlerën e punëtorit. Ndaj në mënyrë të barabartë e ndan vlerën njësoj te punëtorët e zgjedhur. Totali i ndarë tregon shumën e ndarë.

  5. Klikoni Ruaj.

Nëse dilni nga forma pa ruajtur, Finabit pyet Ndryshime të paruajtura: Largohu pa ruajtur e mbyll formën pa ruajtur, Qëndro ju kthen te forma.

Ku gjendet: tabi Paga & BN › grupi Listat › Bonuset. Hapet tabi Bonuset e Punëtorëve.

Tabi Paga & BN në Finabit DesktopBonuset e Punëtorëve në Finabit Desktop

Kolonat: Data, Operatori, Operacioni, Sas. Targ, Sas. Aktu, Çmimi, Vlera, Shift, Reparti, Nendepartamenti. Gjenero nga Ekzistueset krijon bonuset nga të dhënat ekzistuese të prodhimit.

  1. Klikoni I Ri. Hapet dritarja Bonuset me tabelë.

    Dritarja Bonuset në Finabit Desktop
  2. Për çdo rresht plotësoni Shiftin, Datën, Operatorin, Operacionin, Repartin, Sas. Target., Sas. Aktuale dhe Çmimin; Vlera llogaritet vetë.

  3. Klikoni Ruaj lart majtas dhe mbyllni dritaren.

Fshirja ​

  • Web: ⋮ në rresht, ose klikim i djathtë mbi rresht › Fshij, pastaj konfirmoni.
  • Desktop: zgjidhni rreshtin dhe klikoni Fshij te shiriti Lista, ose klikoni me të djathtën › Fshij. Te pyetja A jeni të sigurt se dëshironi ti fshini shënimet? klikoni Yes.

Udhëzimi i plotë me foto: Fshirja e dokumenteve dhe të dhënave.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit