Tema
Cilësimet e instalimit (Settings)
Tregon si është konfiguruar ky instalim i Finabit Web. Vetëm Super admin e sheh. Faqja vetëm lexohet: cilësimet ndryshohen në appsettings.json të API-së dhe pastaj API rinis.
Ku gjendet: menyja Settings (/platform/settings)

Platform email
Adresa nga e cila dërgohen kodet e hyrjes në konsolë dhe njoftimet për kompanitë e reja.
| Fusha | Çka tregon |
|---|---|
| From address, Display name | Dërguesi |
| Notifications go to | Kush merr njoftimet për kompanitë e reja (bosh = joaktive) |
| SMTP host, Port, SSL/TLS | Serveri i postës |
| SMTP user | Përdoruesi i postës |
| Password | Set ose Not set (fjalëkalimi nuk shfaqet kurrë) |
Pa SMTP
Kur SMTP host nuk është vendosur, posta e platformës dërgohet me cilësimet e postës së secilës kompani, dhe kodet e hyrjes shpesh nuk arrijnë. Vendoseni SMTP-në te seksioni PlatformNotifications i appsettings.json. Fjalëkalimin mbajeni në variablën e mjedisit PlatformNotifications__Smtp__Password. Për Gmail ose Google Workspace duhet një App Password me 16 karaktere.
Runtime
Environment (p.sh. Production), Data access mode (p.sh. Cloud) dhe Server time (UTC).