Tema
Fshirja e dokumenteve dhe të dhënave
Dokumentet (faturat, kthimet, porositë, fletëhyrjet, pagesat, lëvizjet etj.) dhe të dhënat bazë (artikujt, partnerët, njësitë etj.) fshihen nga lista e tyre. Finabit pyet gjithmonë para fshirjes.
Fshirja në Finabit Web
- Hapni listën, p.sh. Blerjet › Faturat e blerjes, dhe gjeni dokumentin me filtrat ose kërkimin.
- Klikoni me të djathtën mbi rresht dhe zgjidhni Fshij. E njëjta gjë bëhet edhe me ⋮ pranë emrit të partnerit › Fshij.

- Del dritarja Fshij dokumentin, me numrin e dokumentit dhe partnerin. Klikoni Fshij për ta fshirë; Anulo e mbyll dritaren pa fshirë.

- Lart djathtas del njoftimi Dokumenti u fshi dhe lista rifreskohet.
Fshij shfaqet me ngjyrë të kuqe kur roli juaj ka të drejtën Fshij për atë listë; përndryshe është gri.
Te të dhënat bazë (artikujt, partnerët, njësitë, grupet, punëtorët etj.) fshirja bëhet njësoj: ⋮ në rresht ose klikim i djathtë › Fshij, pastaj konfirmimi.
Fshirja në Finabit Desktop
- Hapni listën nga shiriti, p.sh. Furnitorët › Faturat e Blerjes. Lista hapet si tab, dhe lart shfaqet shiriti Lista.
- Zgjidhni rreshtin e dokumentit.
- Klikoni Fshij (ikona X e kuqe) te shiriti Lista.

- Fshirja bëhet edhe me klikim të djathtë mbi rresht. Te listat e dokumenteve opsioni quhet ANULO: dokumenti fshihet nga lista dhe ruhet te Anulimet.

- Finabit pyet A jeni të sigurt se dëshironi ti fshini shënimet?. Yes e fshin, No e anulon fshirjen.
Te të dhënat bazë (p.sh. Artikujt › Artikujt) opsioni me klikim të djathtë quhet Fshij.

Kur dokumenti nuk fshihet
| Rasti | Çka ndodh | Zgjidhja |
|---|---|---|
| Roli nuk ka të drejtën Fshij | Fshij është gri ose del mesazhi Nuk keni të drejtë të fshini të dhëna në këtë formë. | Administratori ua jep të drejtën te Të drejtat e roleve. |
| Dokumenti ka status E Mbyllur | Del mesazhi Dokumenti nuk mund të editohet sepse ka status të mbyllur. | Hapeni dokumentin me Ndërro Statusin (kush ka të drejtën), pastaj fshijeni. |
| Artikulli ose partneri është përdorur në dokumente | Fshirja refuzohet. | Bëjeni joaktiv në vend që ta fshini. |
| Kontrata e furnitorit ka faturë | Nuk lejohet fshirja e Kontratës, ekziston Faturë me këtë Kontratë. | Fshini fillimisht faturat e lidhura. |
| Numërimi i stokut ka krijuar dokument tjetër | Numërimi nuk mund të fshihet. | Fshini fillimisht dokumentin që është krijuar prej tij. |
| Perioda e pagave është e mbyllur | Perioda e mbyllur nuk mund të fshihet. | Hapeni periodën me Ndërro statusin, pastaj Fshije periodën. |
Fshirja me autorizim
Te përdoruesit me Fshirjet me Autorizim (te Përdoruesit), fshirja e një dokumenti kërkon miratimin e një përdoruesi tjetër që është I autorizuar për fshirje:
- Kur klikoni Fshij, hapet dritarja e autentikimit.
- Përdoruesi i autorizuar shkruan të dhënat e tij dhe një shënim, dhe fshirja kryhet. Emri i tij dhe shënimi ruhen te vërejtja e dokumentit.
Përdoruesi i autorizuar mund ta shënojë paraprakisht një dokument me klikim të djathtë › Autorizo për Fshirje; pastaj përdoruesi tjetër e fshin pa dritaren e autentikimit.
Ku shkojnë dokumentet e fshira
Kur kompania ka të aktivizuar Fshirja me Anulim (te Cilësimet e kompanisë), dokumentet e fshira nuk humbin: ruhen te Anulimet (në Desktop Administrimi › Transaksionet e Anuluara), me emrin e përdoruesit që i fshiu. Prej aty dokumenti kthehet me Kthe nga Anulimi. Shih Anulimet.
Ndryshimet dhe fshirjet shihen edhe te Auditimi i listës.
Fshirja apo stornimi
Për dokumentet që duhet të mbeten në kontabilitet, p.sh. faturat e dërguara te klienti, përdorni Storno Transaksionin (Web: Më shumë ose klikim i djathtë), që krijon dokumentin e kundërt në vend të fshirjes.