Skip to content

Blerjet e Artikujve sipas Muajit ​

Blerjet e çdo artikulli sipas muajve të vitit.

Ku gjendet: Raportet › Sipas fushës › Furnitorët › Blerjet e Artikujve sipas Muajit

Blerjet e Artikujve sipas Muajit në Finabit Web

Hapat ​

  1. Lart, te karta e filtrave, zgjidhni Periudhën (vitin), Njësinë, Tipin e Artikullit, Furnitorin dhe Llojin.
  2. Raporti ngarkohet vetë. Pas ndryshimit të filtrave klikoni ikonën e rifreskimit (⟳) lart djathtas.
  3. Në tabelë, fusha Kërko… kërkon në të gjitha kolonat; rreshti Filtro… nën titujt filtron çdo kolonë veç e veç. Ikona e kolonave (me numër) zgjedh cilat kolona shihen. Poshtë shihen totalet dhe numri i rreshtave.
  4. Paneli Pamjet (majtas): Ruaj pamjen aktuale ruan kolonat, renditjen dhe filtrat si pamje tuajën; Ruaj si standard të kompanisë e bën atë pamje të parazgjedhur për të gjithë; Rikthe si parazgjedhje kthen pamjen fillestare. Shto filtër te Filtro listën sipas dhe Filtro totalet sipas shton filtra të ruajtur.
  5. Lart djathtas, Lista tregon tabelën, Analiza grafikun dhe Pivot tabelën pivot me të njëjtat të dhëna.
  6. Eksporto në Excel e shkarkon raportin në Excel; Eksporto shkarkon listën ashtu siç shihet; Printimi e hap për printim ose PDF.

Kolonat ​

Shifra, Emërtimi, Grupi, Janar, Shkurt, Mars, Prill, Maj, Qershor, Korrik, Gusht, Shtator, Tetor, Nentor, Dhjetor.

Ku gjendet: tabi Raportet › butoni Furnitorët (shigjeta poshtë) › Blerjet e Artikujve sipas Muajit.

Menyja Furnitorët te tabi Raportet në Finabit Desktop
  1. Raporti hapet si tab Blerja e Artikujve për Muaj. Lart zgjidhni Periudha (viti), Njësia, Tipi i Artikullit, Furnitori dhe Lloji.

    Blerja e Artikujve për Muaj në Finabit Desktop
  2. Kolonat: Shifra, Emërtimi, Grupi dhe një kolonë për çdo muaj; poshtë dalin totalet.

  3. Butonat e listës janë te shiriti Lista: Printo, Rifresko, Eksporto në Excel, Pivot & Chart Tabela.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit