Skip to content

Arkat/Bankat sipas datës ​

Bilanci i çdo arke ose banke në një datë.

Ku gjendet: Raportet › Sipas fushës › Arka dhe Banka › Arkat/Bankat sipas datës

Arkat/Bankat sipas datës në Finabit Web

Hapat ​

  1. Lart, te karta e filtrave, zgjidhni Datën dhe Llojin (Arka ose Banka).
  2. Raporti ngarkohet vetë. Pas ndryshimit të filtrave klikoni ikonën e rifreskimit (⟳) lart djathtas.
  3. Në tabelë, fusha Kërko… kërkon në të gjitha kolonat; rreshti Filtro… nën titujt filtron çdo kolonë veç e veç. Ikona e kolonave (me numër) zgjedh cilat kolona shihen. Poshtë shihen totalet dhe numri i rreshtave.
  4. Paneli Pamjet (majtas): Ruaj pamjen aktuale ruan kolonat, renditjen dhe filtrat si pamje tuajën; Ruaj si standard të kompanisë e bën atë pamje të parazgjedhur për të gjithë; Rikthe si parazgjedhje kthen pamjen fillestare. Shto filtër te Filtro listën sipas dhe Filtro totalet sipas shton filtra të ruajtur.
  5. Lart djathtas, Lista tregon tabelën, Analiza grafikun dhe Pivot tabelën pivot me të njëjtat të dhëna.
  6. Eksporto në Excel e shkarkon raportin në Excel; Eksporto shkarkon listën ashtu siç shihet; Printimi e hap për printim ose PDF.

Kolonat ​

Llogaria, Emërtimi, Bilanci.

Ku gjendet: tabi Raportet › butoni Raportet e Arkës dhe Bankës (shigjeta poshtë) › Arkat/Bankat sipas datës.

Menyja Raportet e Arkës dhe Bankës në Finabit Desktop
  1. Hapet dritarja Arkat/Bankat sipas datës. Zgjidhni Arkë ose Bankë dhe datën.

    Arkat/Bankat sipas datës në Finabit Desktop
  2. Klikoni Vazhdo: raporti tregon bilancin e çdo arke ose banke në atë datë.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit