Skip to content

Shfrytëzuesit ​

Llogaritë që kanë qasje në Finabit, me email-in, rolin dhe statusin.

Vetëm për administratorët

Ndryshimet këtu prekin të gjithë shfrytëzuesit e kompanisë. Ndryshojini vetëm nëse jeni administrator dhe e dini efektin.

Ku gjendet: Cilësimet › Administrimi › Shfrytëzuesit

Shfrytëzuesit në Finabit Web

Në Web lista është vetëm për lexim: shfrytëzuesit menaxhohen në Finabit Desktop dhe sinkronizohen këtu.

  • Lart: numri Gjithsej, Aktivë dhe Joaktivë.
  • Kërkoni sipas emrit ose email-it; filtrat Të gjithë, Aktivë, Joaktivë.
  • Kolonat: Shfrytëzuesi, Email, Rolet, Statusi. Etiketa MCP tregon shfrytëzuesit që përdorin një asistent AI (shih Qasja në MCP).

Të drejtat e roleve caktohen te Të drejtat.

Ku gjendet: tabi Administrimi › grupi Shfrytëzuesit › Shfrytëzuesit.

Tabi Administrimi në Finabit DesktopShfrytëzuesit në Finabit Desktop

Kolonat: Shfrytëzuesi, Emri, Mbiemri, Roli, Aktive. Butonat shtesë: Ndrysho fjalëkalimin, Distributorët dhe Paisjet.

  1. Klikoni I Ri. Hapet Shfrytëzuesi (I Ri).

    Shfrytëzuesi (I Ri) në Finabit Desktop
  2. Zgjidhni Punëtorin, shkruani emrin e Shfrytëzuesit, zgjidhni Rolin dhe shkruani Fjalëkalimin dy herë (Konfirmimi).

  3. Sipas nevojës: POS PIN, POS PIN 2, PDA PIN (Paraqit karakteret për PIN i shfaq), Aktiv, Lejo Replikimin, Fshirjet me Autorizim, I autorizuar për fshirje, e-mail, Gjuha dhe Shfaq njoftimet.

  4. Te Njësitë shënoni depot/njësitë ku punon shfrytëzuesi dhe te Llogaritë arkat që sheh (Zgjedh të gjitha / Çzgjedh të gjitha).

  5. Ruaje & Mbylle.

Kur e mbyllni formën pa ruajtur, Finabit pyet A jeni të sigurtë që dëshironi t'a mbyllni dokumentin?: Yes e mbyll pa ruajtur.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit