Skip to content

Sintetika e Partnerëve ​

Gjendja financiare e të gjithë partnerëve (konsumatorë dhe furnitorë): vlera fillestare, debi, kredi dhe bilanci, e ndarë në kesh dhe kompensim.

Ku gjendet: Raportet › Financat › Sintetika e Partnerëve

Sintetika e Partnerëve në Finabit Web

Hapat ​

  1. Lart, te karta e filtrave, zgjidhni periudhën dhe datat Prej–Deri dhe Kompaninë.
  2. Shënoni opsionet që ju duhen (shih Opsionet më poshtë).
  3. Klikoni Rifresko: raporti llogaritet me filtrat e zgjedhur.
  4. Në tabelë, fusha Kërko… kërkon në të gjitha kolonat; rreshti Filtro… nën titujt filtron çdo kolonë veç e veç. Ikona e kolonave (me numër) zgjedh cilat kolona shihen. Poshtë shihen totalet dhe numri i rreshtave.
  5. Paneli Pamjet (majtas): Ruaj pamjen aktuale ruan kolonat, renditjen dhe filtrat si pamje tuajën; Ruaj si standard të kompanisë e bën atë pamje të parazgjedhur për të gjithë; Rikthe si parazgjedhje kthen pamjen fillestare. Shto filtër te Filtro listën sipas dhe Filtro totalet sipas shton filtra të ruajtur.
  6. Lart djathtas, Lista tregon tabelën, Analiza grafikun dhe Pivot tabelën pivot me të njëjtat të dhëna.
  7. Eksporto në Excel e shkarkon raportin në Excel; Eksporto shkarkon listën ashtu siç shihet; Printimi e hap për printim ose PDF.

Opsionet ​

  • Paraqit Gjendjet Fill.

Butonat ​

ButoniÇka bën
Analitika FinanciareHap kartelën financiare të partnerit të zgjedhur.

Kolonat ​

Emri, Vlera fill. Kesh, Vlera fill. Komp., Vlera fill., Debi Kesh, Debi Komp., Debi, Kredi Kesh, Kredi Komp., Kredi, Bilanci Kesh, Bilanci Komp., Bilanci.

Ku gjendet: tabi Raportet › butoni Financa (shigjeta poshtë) › Sintetika e partnerëve.

Menyja Financa te tabi Raportet në Finabit Desktop
  1. Raporti hapet si tab Sintetika e Partnerëve. Lart zgjidhni Periudha, Prej, Deri dhe Kompania.

    Sintetika e Partnerëve në Finabit Desktop
  2. Për çdo partner: vlera fillestare, debi, kredi dhe bilanci, secila e ndarë në Kesh, Komp. (kompensim) dhe total.

  3. Butonat e listës janë te shiriti Lista: Analitika Financiare (kartela e partnerit të zgjedhur), Printo, Rifresko, Eksporto në Excel dhe Pivot & Chart Tabela.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit