Skip to content
I testuar🔑 sales/custTestuar më 30.09.2026Hape formën në Finabit Web ↗

Konsumatorët ​

Lista e partnerëve: konsumatorët dhe furnitorët. Nga këtu shtohen partnerë të rinj, ndryshohen të dhënat e tyre dhe hapen analitikat.

Ku gjendet: Shitjet › Konsumatorët › Konsumatorët (edhe Kompania › Konsumatorët dhe Furnitorët)

Lista ​

Lista e konsumatorëve

Kolonat: Emri, Qyteti, Shteti, Nr. Fiskal, Tipi (Konsumator/Furnitor), Nr. TVSH-së, Grupi, Adresa, Telefoni, Email, Limiti i borxhit.

ButoniÇka ka
ProcesiImporto nga Exceli, Batch editim, Bashko partnerët, Menaxho dokumentat.
RaportiAnalitika e partnerit, Profitabiliteti i konsumatorit, Blerjet sipas artikujve.
HartaHap në hartë, Eksporto në KML.
Hap në ExcelHap listën në Excel.

Partner i ri ​

Partner i ri
  1. + I ri.
  2. Te Tipi i partnerit zgjidhni Konsumatorë, Furnitorë ose Kontratë.
  3. Plotësoni Emrin (i detyrueshëm) dhe, për biznese, Numrin fiskal, Numrin e biznesit dhe Nr. TVSH-së.
  4. Plotësoni sipas nevojës seksionet e tjera.
  5. Ruaj ose Ruaj & I Ri.

Të dhënat themelore ​

FushaPërshkrimi
Emri *Emri i partnerit.
Numri fiskal, Numri biznesit, Nr. TVSH-sëNumrat identifikues të biznesit.
Adresa, Adresa e DërgimitAdresa zyrtare dhe adresa ku dërgohet malli.
Ka TVSHPartneri është i regjistruar për TVSH.
AktivPartnerët joaktivë nuk dalin në dokumente të reja.

Të dhënat tjera ​

Shteti, Qyteti, Regjioni, Llogaria (kontabël), Telefoni fiks dhe mobil, Email, Web faqja, Xhirollogaria, Nënshifra, PIN, Grupi, Kategoria, Agjenti, Njësia, Personi kontaktues dhe Partneri prind.

Të dhënat shtesë për konsumatorin ​

FushaPërshkrimi
Ditët e afatitAfati i pagesës në ditë, që propozohet në fatura.
Limiti i borxhitBorxhi maksimal i lejuar.
Lejo shitje mbi limitinLejon faturimin edhe kur kalohet limiti.
Depoziti Fillestar, BonusiVlera fillestare të partnerit.
Zbritja %, Zbritja 2, Min. i shum. për Zbritje, Niveli i ZbritjesZbritjet që aplikohen automatikisht.
Përdor Çm.2 / Përdor Çm.ShumicësPartneri faturohet me çmimin 2 ose me çmimin e shumicës.
Vizitohet ngaAgjenti që e viziton partnerin (shitje ambulante).
VIP, EksportShënime për llojin e partnerit.

Seksioni Të dhënat për Merchandiser (licenca, ruta, koordinatat) përdoret për shitjet ambulante.

Kujdes ​

  • Kontrolloni që partneri të mos ekzistojë (kërkoni me emër dhe numër fiskal) para se ta krijoni. Partnerët e dyfishtë mund të bashkohen me Procesi › Bashko partnerët.

Finabit Web · Terabit