Skip to content

Preferencat Gjenerale ​

Cilësimet e kompanisë që vlejnë për të gjithë shfrytëzuesit.

Vetëm për administratorët

Ndryshimet këtu prekin të gjithë shfrytëzuesit e kompanisë. Ndryshojini vetëm nëse jeni administrator dhe e dini efektin.

Ku gjendet: Cilësimet › Administrimi › Preferencat e Kompanisë › Preferencat Gjenerale

Preferencat Gjenerale në Finabit Web
  1. Cilësimet janë të ndara në grupe: Të përgjithshme, Blerjet dhe Shitjet, Pagat, Të ndryshme dhe Raportet. Majtas klikoni grupin për të kaluar te ai.

  2. Te Kërko një cilësim shkruani një pjesë të emrit (p.sh. tvsh). Trego kodet e kolonave shfaq nën çdo cilësim kodin teknik, që ndihmon kur flisni me suportin.

    Kërkimi dhe kodet e kolonave
  3. Ndryshoni vlerën (çelësi Po/Jo, fusha ose lista). Ikona ⓘ pranë emrit shpjegon cilësimin.

  4. Poshtë shfaqet ndryshime të paruajtura. Klikoni Ruaj për t'i ruajtur, ose Anulo për t'i kthyer.

Ku gjendet: tabi Administrimi › grupi Gjenerale › Preferencat. Hapet dritarja Preferencat me tabet Gjenerale, Lokale, POS dhe Llogaritë.

Tabi Administrimi në Finabit DesktopPreferencat › Gjenerale në Finabit Desktop
  1. Te Gjenerale janë cilësimet e kompanisë: Blerjet dhe Shitjet, Të ndryshme, Pagat (orët standarde, orë pune në ditë, vikendi, lloji i pagesës) dhe IP-ja e Servisit.
  2. Lokale mban cilësimet e këtij kompjuteri/shfrytëzuesi (printeri fiskal, llojet e raporteve); POS cilësimet e arkës; Llogaritë llogaritë e parazgjedhura (shih Llogaritë).
  3. Ruaje & Mbylle ruan ndryshimet.

Kur e mbyllni formën pa ruajtur, Finabit pyet A jeni të sigurtë që dëshironi t'a mbyllni dokumentin?: Yes e mbyll pa ruajtur.

Lista e preferencave ​

Gjithsej 75 preferenca.

Kolona Përshkrimi tregon çka ndodh kur preferenca është Po ose Jo. Preferencat me — ende nuk kanë përshkrim; do të shtohen së shpejti.

Të përgjithshme (7) ​

PreferencaKodiLlojiPërshkrimi
Përdor Urdhër PagesatUsePaymentOrdersPo / Jo—
IP-ja ServisitIPServiceTekst—
Merr Sasitë e Rezervuara të StokutShowOnlyRealStockPo / Jo—
Merr Datën e Faturës në PagesësUseInvoiceDateInPaymentPo / JoPo: kur paguhet një faturë e papaguar nga lista Faturat e Shitjes, si datë e pagesës propozohet data e faturës. Jo: propozohet data e sotme.
Agjentet ne dok.ShowAgjentetNeDocumentPo / Jo—
Nderro Cm. e Shit. per njesiChangePriceForDiffDepsPo / JoPo: te Blerja, Importi dhe Ndryshimi i çmimit të shitjes hapet një dritare ku zgjidhet depoja/njësia për të cilën ndryshohet çmimi i shitjes.
Ndalo Ndryshimin e TVSH ne dok. ne detajeDisableVATDocumentsPo / JoPo: te Shitja, Blerja, Importi, Kthim Shitje dhe Kthim Blerje, TVSH-ja në detaje nuk ndryshohet me dorë. Përdoret TVSH-ja e artikullit ose e llogarisë.

Blerjet dhe Shitjet (27) ​

PreferencaKodiLlojiPërshkrimi
Shitje me Partner të DyfishtUseDoublePartnersPo / Jo—
Lajmëro ndryshimin e çmimeveLajmeroNdryshiminECmimevePo / JoPo: kur editohet një blerje ose import dhe ndryshohen çmimet e shitjes, para ruajtjes shfaqet tabela me artikujt dhe çmimet e ndryshuara për konfirmim. Jo: çmimet e shitjes azhurohen pa konfirmim.
Paraqit gjen. e art. në fat. shit.UseValuesInOutputItemsPo / JoPo: te fatura e shitjes, gjatë kërkimit të artikullit (shifra, emërtimi), kolona Sasia tregon gjendjen e stokut.
Puno me numra te DyfishtUseDoubleNumberInSalesPo / Jo—
Çmimi i shitjes me TVSHSalesPriceWithVATPo / JoPo: çmimi i shitjes e përfshin TVSH-në. Jo: TVSH-ja i shtohet çmimit gjatë shitjes, p.sh. 1.00 € me TVSH 18% bëhet 1.18 €. Vlen te Faturat e shitjes dhe POS Market.
Numri i faturës me DataTranNoTypePo / JoPo: numri i faturës së shitjes propozohet sipas datës, p.sh. 093026001-1. Jo: numër rendor, p.sh. 1/26, 2/26, 3/26.
Propozo TVSHProposeVATPo / Jo—
Lexo Cmmet nga ArtikujtUsePriceFromItemsPo / JoPo: te Fatura e re e shitjes dhe POS Market propozohen çmimet e shitjes nga Lista e Artikujve. Jo: çmimet merren nga Çmimorja e Stokut.
Marzha e paracaktuar (%)MarginNumër—
Te Dhenat e Sistemit nga KompaniaUseCompaniesPo / JoPo: të dhënat e biznesit në dokumente (p.sh. te fatura e shitjes) merren nga kompania e lidhur me njësinë/depon e zgjedhur, jo nga të dhënat e përgjithshme të databazës. Vlen kur databaza ka disa kompani. Lidhja caktohet te Kompania › Njësitë.
Perdor çmimet e fundit te konsumatoritUseLastPricesPo / JoPo: në shitje propozohet çmimi i fundit me të cilin artikulli i është shitur atij konsumatori.
Perdor daten e skadimitHasExpirationItemDatePo / JoPo: në blerje caktohet data e skadimit, e cila azhuron fushën Afati i skadimit te artikulli. POS Market e propozon datën e skadimit. Te fatura e shitjes, sasitë ruhen veçmas sipas afatit dhe zgjidhet nga cili afat shitet.
Perdor Numrat Serial te ProdhimitUseProductionSerialNumbersPo / JoPo: aktivizohen lotet/numrat serialë në prodhim.
Merr artikujt çdo here për POSAlwaysGetItemsForPOSPo / Jo—
Ndrysho çm.shitj. nga dok.ChangeSalesPriceFromDocPo / JoPo: çmimet e shitjes ndryshohen edhe përmes dokumenteve (Blerje, Import, Fletëhyrje etj.). Jo: ndryshohen vetëm te Çmimorja e Stokut ose me dokumentin Ndrysho çmimin e shitjes.
Paraqit Shpenzimet tek BlerjaShowTransportAtInvoicePo / Jo—
Paraqit Normativat tek BlerjetShowProductsInPurchasePo / JoPo: edhe normativat (artikujt për prodhim) mund të blihen.
Përdor Peshën specifike te ProdhimetUseWeightPo / Jo—
Përdor valutatUseCurrencyPo / JoPo: aktivizohet puna me valuta të ndryshme dhe kurse këmbimi te Arka, Banka, Blerjet dhe Shitjet.
Minimize RibbonAllowMinimizeRibbonPo / JoLejon ose ndalon minimizimin e Ribbon-it në Finabit Desktop (dizajni i ri).
Informata e Blerjes ne Gj. ArtikujvePartnerInItemStatePo / Jo—
Lejo Shitjen e Artikullit me Çmim ZeroAllowItemSaleWithZeroPricePo / JoPo: në shitje lejohet ruajtja e artikullit me çmim zero. Jo: nuk lejohet.
Shfaq Vërejtjen Për Marzhë NegativeShowMsgForNegativeMarginPo / JoPo: kur në blerje ose import çmimi i shitjes vendoset më i ulët se çmimi i blerjes (marzha nën 0), shfaqet vërejtje. Jo: nuk kontrollohet.
Shfaq Vërejtjen Për Borxh jasht LimitiShowMessageForDueValuePo / JoPo: në shitje kontrollohet nëse klienti ka borxhe jashtë afatit të pagesës. Nëse ka, fatura e re nuk lejohet dhe shfaqet njoftim. Jo: nuk kontrollohet.
Shfaq vetëm artikujt me sasiShowItemsWithQuantityPo / JoPo: te faturat e shitjes nuk listohen artikujt pa sasi në stok.
Ngjyrat FatureStatusColorTransactionsPo / JoPo: faturat e shitjes me status Hapur shfaqen me të kuqe në listë. Ngjyra hiqet kur kalojnë në Mbyllur. Jo: pa ngjyrë.
E FiskalizimiEFiscalizationPo / Jo—

Pagat (5) ​

PreferencaKodiLlojiPërshkrimi
Orët standardeDefaultSalaryHoursNumër—
Lloji i pagesësGrossSalaryAccountTypeZgjedhje (Nga Departamentet / Nga Kategoritë)—
Paraqit Shumen e kategoriveUseSumForPayrollPo / Jo—
Orë pune në ditëHoursInDayNumër—
Mos Valido PushimetDontValidateLeavesPo / Jo—

Të ndryshme (35) ​

PreferencaKodiLlojiPërshkrimi
Kalkulo çmimin mesatar në POSAutomaticallyCalculatePricePo / Jo—
Përshkrimi automatik ne Urdh. Tran.GetFirstDescriptionPo / Jo—
Shumë kompaniMultipleCompanyPo / Jo—
Mos Përdor gjen. fill. te BankatUseRestrictionPo / Jo—
Përdor mbivlerësimin doganorUseOverValueInImportPo / JoPo: vlera e mbivlerësimit doganor te Importet kalkulohet vetëm për doganë dhe TVSH.
Lejo sinkroniziminAllowReplicationPo / JoPo: lejon sinkronizimin e të dhënave mes arkës POS offline dhe serverit kryesor.
Përdor Librat e vjetërUseOldBooksPo / Jo—
Nr. decimaleveDecimalNoZgjedhje (2 deri 8)—
Diferenca per Azhurim te ProdhimitDiffAllowedForRealisationUpdateNumërSa ditë prapa lejohet azhurimi i një prodhimi. P.sh. 30: prodhimet më të vjetra se 30 ditë nuk azhurohen.
Lejo Pranimin e tabelaveAllowReceiveTablesPo / JoPër arkat offline, bashkë me Lejo sinkronizimin. Lejon pranimin e tabelave (artikujt, konsumatorët etj.) nga serveri. Aktivizohet te arka.
Lejo Transferin e tabelaveAllowTransferTablesPo / JoPër arkat offline, bashkë me Lejo sinkronizimin. Lejon dërgimin e tabelave nga serveri te arka offline. Aktivizohet te serveri.
Kalkulo çmimin mesatarCalculateAveragePricePo / JoPo: çmimi kushtues (metoda mesatare) kalkulohet gjatë ruajtjes ose azhurimit të dokumentit. Jo: kalkulohet me job një herë në ditë.
Mbyllja Automatike e Periodes (dit)PeriodCloseDateNumër—
Përdor raportin e ri per borxheUseNewDueReportPo / Jo—
Ndërro vendin e detajeve të Llogarive gjatë KontimitConvertJournalsDetailsSidesPo / Jo—
Kontrollo për partner emër të përsëriturValidatePartnersForDuplicatePo / Jo—
Kalkulimi i monedhave për nderrimOpenMoneyCalculationPo / Jo—
Lejo Transferin e TransaksioneveAllowTransferTransactionsPo / Jo—
Obligo Partnerin në POSRequirePartnerForPOSPo / JoPo: në POS Market shitja nuk përfundon pa zgjedhur konsumatorin/partnerin. Fusha e partnerit fillon bosh.
Formati i numrit te artikujveItemFormatNumberTekstSa shifra ka numri i artikullit: 4 = 0001, 5 = 00001. Është vetëm propozim kur hapet artikulli i ri, jo i detyrueshëm.
Përdor Çmimin e Shitjës 3 (të Shumicës)UseSalesPrice3Po / JoPo: përdoret Çmimi i Shitjes 3 (Çmimi i Shumicës). Për klientët me çmime të shumicës, në shitje propozohet automatikisht ky çmim. Jo: nuk përdoret.
Ndaje Faturen e GrupuarGroupedInvoice_dividedPo / Jo—
Përdore TVSH Llogaritë nga Grupet TariforeUseVATAccountsSeperatelyPo / Jo—
Departmenti në DetajeUseDepartmentInDetailsPo / JoPo: departamenti zgjidhet veçmas për çdo rresht në detajet e dokumenteve (Faturë Shitje, Faturë Blerje, Arkë, Bankë etj.).
Perdor Rabatin e Fundit VetemUseOnlyLastDiscountForCustomerPo / Jo—
Puno me shume BarkodeUseMultipleBarcodesPo / JoPo: te Artikull i Ri / Edito Artikullin, pranë fushës Barcode del butoni (...) për të regjistruar disa barkode për të njëjtin artikull.
Mos paraqit Njësitë joaktiveDontShowUnActiveDepartmentsPo / Jo—
Paraqit logon e Finabit në faturëFinabitInReportsPo / JoPo: në fund të faturës së shitjes të printuar shfaqet shënimi që është implementuar nga Finabit. Jo: nuk shfaqet.
Grupo Faturat e FiskalizuaraGroupPOSInvoicesByFiscalPo / JoPo: te Libri i shitjes, shitjet për konsumator të zakonshëm/fiskalizimet mblidhen në një rresht për ditë, si Pazar ditor.
Lajmëro çmimet për çmimoreLajmeroCmimetPerCmimorePo / Jo—
Lejo dyfishimin e artikullit në çmimoreAllowDuplicateItemsInPriceMenuPo / JoPo: një artikull mund të futet më shumë se një herë te çmimorja, p.sh. për aksione sasiore.
Fshirja me AnulimDeleteWithVoidPo / JoPo: dokumentet e fshira (shitje, blerje, arkë, bankë, import etj.) ruhen te Administrimi › Transaksionet e anuluara.
Apr. i fletëporosisëCheckApproval_ProdOrderPo / Jo—
Java për RrugëtWeekNoForRouteNumërSa javë shfaqen te rrugët (routat) e agjentëve.
Lokal XML Dok.UseLocalXMLSavePo / Jo—

Raportet (1) ​

PreferencaKodiLlojiPërshkrimi
Formati i barkoditBarcodeFormatZgjedhje (p.sh. Code 39 (IDAutomationHC39M))—

Finabit Web dhe Desktop · Terabit