Tema
Kreditë
Kreditë dhe pagesat me këste të punëtorëve që zbriten nga paga çdo muaj.
Ku gjendet: Pagat & BN › Pagat › Kreditë

Kolonat: Punëtori, Kategoria, Data, Muaj, Vlera, Përshkrimi, Vlera për muaj.
Klikoni + I ri. Hapet Kredi e Re.
Zgjidhni Punëtorin dhe Datën e fillimit.
Zgjidhni Kategorinë e pagës ku zbritet kësti (p.sh. Akontacione).

Shkruani Vlerën totale dhe numrin e Muajve. Vlera për muaj llogaritet vetë: 1200 ÷ 12 = 100.00.

Shkruani Përshkrimin dhe klikoni Ruaj.
Kësti (Vlera për muaj) zbritet nga paga e punëtorit çdo muaj, derisa të paguhen të gjithë muajt. Për ta ndryshuar një kredi, zgjidhni rreshtin dhe klikoni Modifiko.
Nëse dilni nga forma pa ruajtur, Finabit pyet Ndryshime të paruajtura: Largohu pa ruajtur e mbyll formën pa ruajtur, Qëndro ju kthen te forma.
Ku gjendet: tabi Paga & BN › grupi Veglat › Kreditë.


Klikoni I Ri. Hapet forma e kredisë.

Zgjidhni Kategorinë dhe Punëtorin, vendosni Datën, Vlerën dhe Muajt; Vlera për muaj llogaritet vetë. Shkruani Përshkrimin.
Ruaje & Mbylle.
Kur e mbyllni formën me Mbylle pa ruajtur, Finabit pyet A deshironi te i ruani shenimet e fundit: No e mbyll formën pa ruajtur.
Fshirja
- Web: ⋮ në rresht, ose klikim i djathtë mbi rresht › Fshij, pastaj konfirmoni.
- Desktop: zgjidhni rreshtin dhe klikoni Fshij te shiriti Lista, ose klikoni me të djathtën › Fshij. Te pyetja A jeni të sigurt se dëshironi ti fshini shënimet? klikoni Yes.
Udhëzimi i plotë me foto: Fshirja e dokumenteve dhe të dhënave.