Skip to content

Kategoritë ​

Kategoritë e mjeteve themelore (p.sh. Paisje IT, Mobiljet e Zyrës, Automjetet) me llogaritë kontabël dhe jetëgjatësinë e parazgjedhur.

Ku gjendet: Mjetet themelore › Tabelat Ndihmëse › Kategoritë

Kategoritë e mjeteve themelore në Finabit Web
  1. Klikoni + I ri. Hapet Të dhënat për kategorinë.

  2. Shkruani Kategorinë (e detyrueshme).

  3. Zgjidhni llogaritë:

    • Llogaria e asetit: llogaria ku regjistrohet mjeti (p.sh. 0300);
    • Llogaria e akumulimit: amortizimi i akumuluar (p.sh. 0390);
    • Llogaria e amortizimit: shpenzimi i amortizimit (p.sh. 7600);
    • Llogaria e grantit dhe Llogaria e të hyrave: për mjetet nga grantet dhe të hyrat nga shitja.
  4. Shkruani Jetëgjatësinë në vite. Mjetet e reja të kësaj kategorie e marrin këtë vlerë.

  5. Klikoni Ruaj.

    Kategoria Paisje IT me llogaritë

Për ta ndryshuar, ⋮ në rresht › Modifiko.

Ku gjendet: tabi Mjetet Themelore › grupi Tabelat Ndihmëse › Kategoritë.

Tabi Mjetet Themelore në Finabit DesktopKategoritë në Finabit Desktop
  1. Klikoni I Ri. Hapet Kategoria (I Ri).

    Kategoria (I Ri) në Finabit Desktop
  2. Shkruani Kategorinë, zgjidhni Llogarinë e asetit, e akumulimit, e amortizimit, e grantit dhe e të hyrave, dhe shkruani Jetëgjatësinë.

  3. Ruaje & Mbylle.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit