Tema
Administratorët e konsolës (Administrators)
Llogaritë e personave që punojnë në konsolën e platformës. Vetëm Super admin e sheh këtë faqe.
Ku gjendet: menyja Administrators (/platform/admins)

Kartat lart: Accounts, Active, Super admins, Locked out.
| Kolona | Çka tregon |
|---|---|
| Administrator | Emri dhe e-mail-i |
| Role | Read only, Approver ose Super admin (shih rolet) |
| Status | Active / Disabled, Locked (i bllokuar nga tentimet e gabuara), Must reset (duhet ta ndërrojë fjalëkalimin), No email |
| Last sign-in | Hyrja e fundit ose Never |
Administrator i ri

- Klikoni New administrator.
- Plotësoni:
- Login name: emri i hyrjes, të paktën 3 karaktere (p.sh. e-mail-i).
- Display name: emri që shfaqet (opsional).
- Email: i detyrueshëm, sepse kodet e hyrjes dërgohen aty.
- Temporary password: të paktën 8 karaktere. Në hyrjen e parë administratori e ndërron vetë.
- Role: Read only, Approver ose Super admin.
- Klikoni Create.
Jepjani administratorit fjalëkalimin e përkohshëm në mënyrë të sigurt.
Ndryshimet
Te menyja … e çdo administratori (zbatohen menjëherë):
- Make …: ndërron rolin (p.sh. Make Approver).
- Unlock: e zhbllokon llogarinë pas tentimeve të gabuara.
- Disable account / Enable account: e ndalon ose e rikthen llogarinë.
Llogaritë nuk fshihen; një administrator që nuk punon më çaktivizohet me Disable account.